LAJMI I FUNDIT:

A mund ta gjeni kafshën e rrallë të fshehur në mal në këtë imazh? (Foto)

A mund ta gjeni kafshën e rrallë të fshehur në mal në këtë imazh? (Foto)

Në kopshtin zoologjik në Bronx të New York-ut, që konsiderohet si njëri ndër më të mëdhenjtë në botë, jetojnë kafshë të cilat njerëzit kanë raste të rralla t’i shohin.

Në këtë ambient malor është fshehur njëra nga këto kafshë. Nëse arrini ta gjeni në këtë fotografi, atëherë nënkupton se keni sy si të shqiponjës, transmeton Telegrafi.


Prapa pemëve është fshehur një kafshë e njohur me emrin Okapi.

Okapi jeton në malet e Republikës Demokratike të Kongos, dhe ajo çfarë e bën të veçantë janë larat bardh e zi në këmbë, të cilat janë të ngjashme me ato të zebrave, por gjithashtu ka ngjashmëri me gjirafën pasi i përkasin të njëjtës familje.

Kjo kafshë sipas shkencëtare perëndimor ka marrin emrin Okapi qysh në vitin 1901.

Qimet e zeza në shpinë dhe larat në këmbë i ndihmojnë të kamuflohet mirë, por ato shërbejnë edhe për të vegjlit që ta identifikojnë më mirë nënën e tyre në mal. /Telegrafi/