LAJMI I FUNDIT:

Sot u nënshkruan marrëveshjet për mbështetjen e shoqatave qytetare nga ana e MPPS

Sot u nënshkruan marrëveshjet për mbështetjen e shoqatave qytetare nga ana e MPPS

Sot, në zyrat e Ministrisë për punë dhe politikë sociale, u nënshkruan marrëveshjet për mbështetje financiare ndërmjet ministres Milla Carovska dhe përfaqësuesve të organizatave civile, të cilat u zgjodhën në konkurset publike për mbështetje të projekteve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç informojnë nga Kabineti i MPPS, takimi është shfrytëzuar edhe për shkëmbim të propozimeve konstruktive për zbatimin e projekteve, për mënyrat e mundshme për zgjerim të bashkëpunimit të shoqatave me institucionet shtetërore, gjë për të cilën ministrja Carovska shprehu gatishmërinë e saj të sinqertë për të ndihmuar.


Të pranishmit në takim shprehën falënderimin e tyre për transparencën e Ministrisë dhe për mënyrat e reja të komunikimit dhe bashkëpunimit të vendosura ndërmjet Ministrisë dhe shoqatave qytetare në vend.

Marrëveshjet e nënshkruara për mbështetje të projekteve janë përfundim i konkurseve publike të shpallura në faqen e internetit të MPPS dhe RTM-së, më 18 dhe 21 korrik të këtij viti, ndërsa fondi i përgjithshëm i paraparë për mbështetje është 2.400.000 denarë.

Si pjesë të shpalljes publike të MPPS dhe RTM-së ishin: konkursi publik për mbështetje të Projektit për avancim të punës së Qendrës ditore për fëmijë me autizëm-Shtip, projeti për mbështetje të shoqatave për mbrojtje sociale të fëmijëve në rrugë, projekti për mbështetje të shoqatave për mbrojtjen e viktimave të dhunës familjare dhe projekti për mbështetje të riintegrimit të personave pa strehë./Telegrafi/