LAJMI I FUNDIT:

Eurobasket, Finlanda befason këndshëm Francën

Eurobasket, Finlanda befason këndshëm Francën

Finlanda ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të kampionatit evropian të futbollit “Eurobasket 2017”, i cili po zhvillohet në katër shtete.

Finlandezët kanë arritur të shkaktojnë befasi duke triumfuar kundër basketbollistëve të Francës me rezultat 86-84, pas vazhdimeve prej pesë minutave meqenëse takimi në kohën e rregullt përfundoi i barabartë 72:72.

Franca u tregua më e fortë në periudhën e dytë dhe të tretë se Finlanda, ku kjo e fundit ishte më e mirë në 10 minutshin e parë dhe të fundit.


Finlanda u tregua më e mirë në çerekun e parë duke triumfuar me epërsi prej tetë pikëve, 23:15.

Por, në 20 minutshin në vazhdim e “trekolorët” ishin më të mirë dhe përmbysën gjithçka, ku fillimisht çerekun e dytë e fituan me rezultat 18:9.

Edhe në periudhën e tretë francezët luajtën më mirë dhe ngritën epërsinë në katër pikë, 53:49.

Megjithatë periudha e fundit ishte dramë e vërtetë pasi që kur u mendua se francezët do të triumfojnë, finlandezët me mbrojtje të fortë dhe sulme efikase, dërguan lojën në vazhdime prej pesë minutave në saje të rezultatit 72:72.

E më e mirë në vazhdime u tregua kombëtarja finlandeze duke triumfuar me vetëm dy pikë epërsi, përkatësisht me rezultat 86-84.

Lauri Markkanen ishte basketbollisti m ishte basketbollisti më efikas te finlandezët me 22 pikë ndrësa tre më tepër i kishte francezi Evan Fournier. /Telegrafi/