LAJMI I FUNDIT:

S’ka kredi për bizneset e reja

S’ka kredi për bizneset e reja

Një pronar i një biznesi të sapo hapur nuk mund të marrë kredi në bankat komerciale në vend pa pasur së paku 6 muaj ekzistencë. Përveç kësaj, bizneset në vend ankohen se kanë vështirësi të gjejnë staf të kualifikuar, por edhe treg për produktet që ata prodhojnë.

Bizneset e vogla dhe të mesme në vend po vazhdojnë të ballafaqohen me problemin e qasjes në financa, por edhe me sigurimin e stafit të kualifikuar.

Sipas Olivera Cenit, nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), nga 100 ndërmarrje sa i kanë anketuar, kanë gjetur se 43 për qind e ndërmarrjeve të mesme kanë vështirësi në gjetjen e stafit të kualifikuar.


Nga ky numër, 44 për qind e ndërmarrjeve të vogla potencojnë se kostoja e prodhimit paraqet sfidën e tyre më të madhe derisa 33 për qind e mikrondërmarrjeve thonë se kanë problem me gjetjen e konsumatorëve.

Ceni nga OEK-u thotë se në vazhdimësi nga bizneset është potencuar qasja e vështirë në financa.

“Ne kemi anketuar 7 banka komerciale në Kosovë dhe 6 institucione mikrofinanciare për të krahasuar kërkesën e ofertën në treg dhe kemi gjetur se edhe më tej kusht i bankave është që së paku këto biznese të vogla dhe të mesme të jenë ekzistuese më shumë se gjashtë muaj, në mënyrë që të japin pastaj kredi. Është e vërtetë që Qeveria ka ndërmarrë disa hapa për mbështetjen e sektorit të bizneseve, por nuk ka ndërmarrë asnjë hap te sektori bankar në mënyrë që t’ua lehtësojë marrjen e kredive apo t’ua mundësojë që ky kriter të hiqet nga bankat për marrjen e kredive”, ka thënë Olivera Ceni. /Zëri/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj

Rriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj

Ekonomi
Lansohet parakualifikimi për projektin e ruajtjes së energjisë përmes baterive

Lansohet parakualifikimi për projektin e ruajtjes së energjisë përmes baterive

Ekonomi
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ekonomi
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Ekonomi
Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!

Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës

Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës

Ekonomi
Kalo në kategori