Në 1991, pak njerëz e dinin të vërtetën e martesës së princeshës Diana, e cila po copëtohej, ndërkohë që princi Çarls kishte rinisur lidhjen e tij me Camilla Parker Bowles.
E shkatërruar, ajo kishte vendosur të bënte publike anën e saj të historisë duke zgjuar zemërimin e familjes Mbretërore të Britanisë së Madhe, por sekretet e saj më të errëta dolën në pah vetëm pas vdekjes.
Lady Diana vdiq në një aksident në Paris, por edhe pse kanë kalur gati njëzet vjet, misteri i asaj nate pushton titujt e medieve britanikë edhe ditët e sotme.
Colin Tebbutt, një nga shoferët e saj më besnikë, tregoi për “The Sun” natën e 31 gushtit 1997, gjatë së cilës Princesha Diana vdiq në një aksident të tmerrshëm, duke bërë publike detaje makabre.
“Pas aksidentit atë nuk e quan në një morg, po në një dhomë spitalore, ku trupin e saj e mbuluan me shumë batanije. Shumë njerëz të panjohur vinin e shkonin dhe gjëja e parë që bëra ishte që të ndaloja njerëzit që vinin të mos përkuleshin mbi trupin e saj”, shkruan “Th Sun”, transmeton Syri.net.
Por kush ishin këta individë të panjohur, të rëndësishëm që vinin të verifikonin trupin e vdekur të Dianës?
Colin Tebbutt nuk jep emra: “Njerëzit ishin anëtarë të qeverisë, nuk e dija se kush ishin … Ata nuk thanë asgjë, vetëm se u përkulën, e shikonin dhe pastaj iknin”. Ai shton: “E dija pse ata vinin atje, por nuk mundja t’i ndaloja të vinin”.
Shoferi, megjithatë arriti të njohë një figurë politike, Presidentin e Republikës të asaj kohe në Francë, Jacques Chirac. Edhe ai erdhi vetë për të parë trupin e pajetë të Dianës. Edhe pas disa orëve, më vonë, kishte pak njerëz kuriozë që ngjiteshin në muret e dritareve për të parë trupin e Princeshës:
“Pashë njerëz që ngjiteshin nëpër muret, ata ishin pak më larg. Dritaret nuk kishin perde, prandaj kërkova disa batanije dhe i vara në dritare që të mos shikohej nga jashtë”.
Mësohet se pak para vdekjes ajo telefonoi dy djemtë e saj.
Ishte një bisede tipike telefonike mes dy djemve dhe nënës së tyre, e cila ndodhej në pushime në Francë. Biseda ishte e shkurtër, sepse djelmoshat dëshironin të vazhdonin të luanin me kushërinjtë e vet, e jo të kalonin kohë duke biseduar në telefon. Ajo bisedë e shkurtër telefonike e vitit 1997 i ndjek edhe sot e kësaj dite princat William dhe Harry, sepse nëna e tyre, Princesha Diana, do të vdiste në një aksident me makinë po atë natë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHaley ka refuzuar të jetë pjesë e administratës Trump
Ura në Krime shembet 'spontanisht' - zbulohet gjithçka që dihet deri më tani
Pamje që tregojnë një tank ukrainas Leopard duke “nxjerrë nga loja” një kolonë automjetesh të blinduara ruse
Shefi i NATO-s, Rutte: E dimë se çfarë dëshiron këtë dimër Putini
Greqia në bisedime me Izraelin për të zhvilluar një “Kupolë të Hekurt” në vlerë 2 miliardë euro
SHBA thotë se nuk do të kufizojë transferimin e armëve në Izrael "pas disa përmirësimeve të ndihmës për Gazën"
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
Drenusha zbulon testin e ADN-së që e ka bërë në SHBA, habit me rezultatet
Arne Slot befason të gjithë me përforcimin e fundit te LIverpooli
Vrasja e dyfishtë në Klinë, prokurorja dhe drejtori i Policisë japin detaje
Mike Tyson bëri kërkesë të pazakontë për rregulloren në luftën ndaj Jake Paul
Gjigantët brazilian kanë konfirmuar interesimin për Sergio Ramos – ndërsa raportimet për Real Madridin vazhdojnë