A besoni në atë që njihet si e “shkruar”? Shumë njerëz janë skeptikë rreth këtij koncepti, pasi besojnë se ata vetë e “shkruajnë” fatin” e tyre. Sidoqoftë, një ngjarje interesante i ka ndodhur amerikanit Tyrel Ëolfe dhe bashkëshortes së tij filipinase, Joana.
Edhe pas martesës së tyre në vitin 2014, historia interesante e dashurisë së vërtetë të Tyrelit dhe Joanas po shërben si frymëzim për shumë njerëz. E gjitha filloi me një akt të thjeshtë bamirësie mes dyshes, kur ishin akoma fëmijë, transmeton Telegrafi.
Në vitin 2000, kur Joana ishte shumë e vogël kishte pranuar një kuti të këpucëve si dhuratë për Krishtlindje nga Tyler, i cili asokohe jetonte në Idaho. Kjo kuti ishte dërguar në Filipine si pjesë e programit të organizatës bamirëse “Samaritan Purse”, brenda të cilës kishte lodra të vogla dhe gjësende tjera për fëmijë.
Joana ishte munduar t’ia dërgoj një letër Tylerit për ta falënderuar për dhuratën, por fatkeqësisht kjo letër kurrë nuk kishte arritur në adresën e Tylerit. Por, shumë vite më vonë, filloi ta kërkoj emrin e tij në Facebook.
Dhe derisa ai vazhdimisht refuzonte kërkesën e saj për miqësi, Tyrel në një moment e pranoi dhe shumë shpejt u bënë miq të mirë. Ata filluan të bisedojnë përmes Facebookut.
Kurse në vitin 2013, Tyrel vendosi që ta vizitojë Joanan në Filipine. Edhe përkundër shqetësimit të tyre në fillim, që të dy u shfaqën të lumtur kur panë njëri-tjetrin për herë të parë.
“Sapo pash fytyrën e tij, ndjeva diçka të çuditshme në trupin tim. Isha aq shumë e lumtur, sa që nuk arrita të ndal lotët e gëzimit”, ka deklaruar Joana.
Dyshja besojnë se ajo çfarë u ka ndodhur atyre ishte e “shkruar” nga Zoti, transmeton Telegrafi.
Tyrel beson se ideja e Joanas që ta gjej pas shumë viteve nuk ishte vendim i saj por i Zotit.
“Ajo këtë gjë e arriti me ndihmën e Zotit”, ka deklaruar ai për Fox 9.
Pas disa vizitave në Filipine, Tyrel mori bekimin e babait të Joanas që të martohet me bijën e tij që ai e quante “të vetmen që e ka”.
Në tetor të vitit 2014, ata udhëtuan për në Idaho ku edhe u martuan në vilën e prindërve të Tyrelit.
Dyshja besojnë se po të mos kishte qenë programi bamirës dhe kutia e këpucëve me lodra, ata sot nuk do të ishin bashkë. Si rezultat i kësaj, ata u kanë kërkuar dasmorëve që dhuratat që do t’ua jepnin çiftit, t’i fusin në kuti të këpucëve që t’ia dhurojnë ndonjë organizate bamirëse ashtu siç kishte vepruar edhe Tyrel.
“Operacioni fëmija i Krishtlindjeve ishte ai që më bashkoi me Joanan, dhe për këtë mendojmë se është e rëndësishme që një gjë të tillë ta bëjmë edhe me dhurata tona të martesës”, ka shtuar Tyrel.
Sot, Tyrel dhe Joana jetojnë të lumtur me fëmijët e tyre në shtëpinë që e kanë blerë në Idaho. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZelensky me një ofertë të drejtpërdrejtë për Kim Jong Un pas kapjes së ushtarëve koreano-veriorë
Detaje dhe pamje nga tërmeti i fuqishëm që goditi Meksikën
Ministrja e Jashtme gjermane paralajmëroi për pasojat e reduktimit të mbështetjes financiare të Gjermanisë për dërgesat e armëve në Ukrainë
Pamjet "para dhe pas zjarreve" zbulojnë shkallën e dëmeve në Los Anxhelos
Çfarë janë kutitë e zeza dhe si ndihmojnë në hetimin e katastrofave ajrore?
Beteja për jetë a vdekje, ushtari ukrainas dhe ai rus fillimisht shtien mbi njëri tjetrin – përdorin edhe thikat
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Përplasje e ashpër - Jozi e G Bani e përndjekin Gjestin, i hedhin edhe ujë në kokë
Shqipe Hysenaj me deklaratë 'bombastike': Edhe mua më është bërë padrejtësi në Big Brother në Kosovë
"Jemi të trishtuar dhe të zhgënjyer" - reagon Ancelotti pas humbjes ndaj Barcelonës
Olmo ka dërguar një mesazh emocionues pas El Clasico dhe ka treguar qëndrimin e tij para tifozëve
Igli largohet nga Big Brother VIP Albania
“Të nxori Gjesti” - Gramosi flet pas daljes nga Big Brother VIP Albania