Për pak ditë, edhe zyrtarisht fillon vjelja e rrushit në Kosovë. Por, vreshtarët e Rahovecit po frikësohen se mund tu mbetet rrushi në shtëpi. Bodrumet e verës, në të cilat ata mbajnë shpresë ta blejnë atë, sipas përfaqësuesve të shoqatës së vreshtarëve janë përplot stoqe të vjetra.
Madje kompania me e madhe në këtë vend “Stone Castel”, ka paralajmëruar se nuk do të mund blejë asnjë kilogram rrush, pasi që ata kanë rezerva rreth 40 milionë litra venë, e cila duhet të shitet për ti lëshuar vend sasive të reja.
“Bodrumet kanë mjaft kapacitetet por bodrumi më i madh refuzon me pranu rrushin për shkak të stoqeve të plota që kanë”, tregon Afrim Sharku, kryetar i deritashëm i Shoqatës së Vreshtarëve.
Megjithatë, kjo është vetëm një nga bodrumet që nuk do të mund të bashkëpunoj sivjet me vreshtarët. Të gjithë të tjerët, sipas shoqatës së verëtarëve, kanë hapësirë të mjaftueshme për ta pranuar tërë rrushin e Rahovecit.
Përveç kësaj, ata janë të shqetësuar me reduktimin e sipërfaqeve dhe rendimenteve të rrushit për 30 për qind nga kushtet atmosferike.
Sharku, tregon për Gazetën Fjala se breshëri ka shkaktuar dëme të mëdha në vreshta duke dëmtuar rreth 600 hektarë.
“Por megjithatë kualiteti i rrushit është shumë i lartë, ku pritet të prodhohen rreth 16 milionë kg” , thotë ai.
Kjo sasi, në bazë të të dhënave të atyre që merren me përpunimin e këtij produkti nuk është problem të absorbohet nga bodrumet e verës.
Hamzë Rama, menaxher i Shoqatës së Verëtarëve ka thënë se bodrumet kanë hapësirë këtë vit për të pranuar 37 milionë kilogram stoqe.
Ndërkaq, çmimi për kilogram do të sillet nga 0.20 euro dhe 0.25 euro cent.
Ai ankohet në konkurrencën e padrejtë që u bëhet prodhuesve vendës nga importi dhe depërtimi i verës në Kosovë përmes kanaleve të paautorizuara.
Më së shpeshti, sipas Ramës në treg futet verë përmes rrugëve ilegale nga veriu i Kosovës.
Por, verëtarët në përgjithësi shprehen të kënaqur me ndihmën që i është bërë nga institucionet e vendit.
Futja e masave direkte për përkrahjen financiare në prodhimin dhe subvencionimin e verës, sipas përfaqësuesve të kësaj shoqate ka qenë një ndihmesë e madhe.
Festa që promovon verën e Rahovecit
Përkundër problemeve të prodhimit dhe përpunimit të rrushit, Rahoveci do të ketë festë në ditët e para të shtatorit.
Me prerjen ceremoniale të kalaveshit të rrushit do të hapet festa tradicionale “Festa e Vjeljes së Rrushit”, e njohur ndryshe si “Hardh Fest” , nga data 7 deri në datën 10 shtator e cila do t’iu mundësoj fermerëve, vreshtarëve, prodhuesve të verës, artistëve, rinisë dhe popullatës së asaj ane të jenë aktiv në jetën shoqërore dhe kulturore.
Dea Luma, përgjegjëse për marrëdhënie me publikun ka thënë se “Hardh Fest” këtë vit do të jetë i organizuar më mirë se vitet e kaluara.
“Të gjitha aktivitetet kryesore janë të ndërlidhura me promovimin e rrushit dhe produktet e tij, siç është vera dhe rakia. Këtë vit “Hardh Fest” do t’i kushtojë rëndësi edhe promovimit e trashëgimisë kulturore duke promovuar monumentet historike dhe kulturore”.
E veçantë e këtij aktiviteti për herë të parë, sipas saj, do të jetë demonstrimi i pjekjes së rakisë dhe Maratona e Pijes, ku do mbahen me përcjellje të muzikës nga DJ të ndryshëm dhe në datat 8-9 shtator do të mbaj koncert legjenda e muzikës rok, Joe Lynn Turner, i cili ka qenë vokalist në grupin Deep Purple dhe Rainboë dhe JLT me bendin e tij, shkruan Gazeta Fjala.
“Festa e Vjeljes së Rrushit” në Rahovec është mjaft popullarizuar edhe në hartën Turistike, ku ka zgjuar kureshtje dhe interesim të madh edhe për vizitorë të huaj.
“Këtë vit me angazhimin e stafit, të cilët arritën të hapin rreth 20 zyre promovuese në 20 qytetet më të mëdha te Europës dhe në ShBA, si dhe me zgjerimin e festivalit nga 2 ditë në 4, pritet qe të jenë mbi 50 mijë pjesëmarrës në Hardh Fest”, tregon Luma. /GazetaFjala/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
1 Maji, Kurti thërret për solidaritet dhe organizim sindikal
Dita e punëtorëve, Tahiri: Sot nuk ka vend për festë – Qeveria mund të festoj dështimet
UBT ndan çmimin më të lartë institucional për Rektorin e Trakya Üniversitesi, Prof. Dr. Erhan Tabakoğlu dhe bën hapjen e Teknoparkut Ndërkombëtar
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Rotary Club Prishtina Garden, klubi më i ri i Rotary në Kosovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit