Kodet bërthamore në duart e Donald Trumpit janë diçka e frikshme! Kështu deklaroi ish-shefi i zbulimit amerikan, James Clapper, duke e cilësuar si trazuese fjalën që mbajti Trump në një tubim në Arizona.
Clapper, drejtor i Inteligjencës Kombëtare për 7 vite gjatë mandateve të Barack Obamës, vuri në pikëpyetje aftësinë e presidentit amerikan për të mbajtur postin që ka, pas performancës demagogjike në Phoenix dhe shprehu shqetësim për fuqinë e Trump për të lançuar armë bërthamore pa u konsultuar me Kongresin apo zyrtarë të tjerë.
“Pasi një president të ketë verifikuar identitetin e tij, me një kod që mbahet gjithnjë prej tij ose nga një person afër tij, zinxhiri ushtarak i Komandës nuk ka më fuqi të bllokojë urdhrat e tij të lançimit. Duke pasur njohuri për levat që një president ka në dorë, unë shqetësohem mbi të gjitha për qasjen te kodet bërthamore”, tha Clapper për CNN, duke u ndalur kështu te mosmarrëveshja me Korenë e Veriut.
“Nëse në një moment ai vendos të bëjë diçka për Kim Jong-un, ka shumë pak mundësi për ta ndaluar atë. I gjithë sistemi është i ndërtuar për të garantuar një reagim të shpejtë nëse do të jetë e nevojshme. Pra, ka shumë pak që mund të bëjmë për të penguar një opsion bërthamor, gjë kjo vërtet e frikshme”.
Clapper nuk përmendi Richard Nixonin që ishte i përfshirë në një mosmarrëveshje me Korenë e Veriut në vitin 1969, pasi regjimi rrëzoi një avion spiun amerikan. Nixon raportohet se ishte dehur dhe kishte urdhëruar një goditje taktike bërthamore, që u evitua vetëm nga këshilltari i tij për Sigurinë, Henry Kissinger.
Biografët e Nixonit citojnë një zyrtar të lartë të CIA-s, që thoshte se “shefave të ushtrisë iu kërkua të rekomandonin shënjestrat, por Kissinger kishte folur në telefon me ta dhe kishin rënë dakord të mos bënin asgjë, derisa Nixon të bëhej esëll, në mëngjes”. Clapper i bashkohet kështu një grupi personalitetesh të shqetësuar nga sjellja e çuditshme e Trumpit.
Kryesuesi republikan i Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë në Senat, Bob Corker, javën e shkuar tha se Trump nuk kishte qenë në gjendje të demonstronte stabilitet dhe as kompetencat e nevojshme për të qenë i suksesshëm në detyrë. Ndërsa në “Capitol Hill”, një kongresmen dhe një senator demokrat kanë prezantuar një projektligj, që do të ndalonte presidentin të niste një sulm bërthamor pa një deklaratë lufte nga Kongresi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksident tragjik me autobus, të paktën dy të vdekur në Gjermani
Jack Smith jep dorëheqje nga Departmaneti amerikan i Drejtësisë
Ukraina goditi një nga rafineritë më moderne ruse
Erdogan ultimatum separatistëve kurdë në Siri: Dorëzohuni ose do t’iu fshijmë ‘nga faqja e dheut’
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Beteja për jetë a vdekje, ushtari ukrainas dhe ai rus fillimisht shtien mbi njëri tjetrin – përdorin edhe thikat
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksident tragjik me autobus, të paktën dy të vdekur në Gjermani
Mbrëmë u eliminua nga Big Brother VIP Kosova, të nesërmen Rovena Stefa shfaqet duke pastruar borën nga shtëpia e saj në Bërnicë
Jack Smith jep dorëheqje nga Departmaneti amerikan i Drejtësisë
Ylli i Barcelonës mund të kalojë tek Man United në shkëmbim me Rashford
Publikohet rrëfimi i Gjestit: E kaluara e errët, nga largimi prej familjes deri te depresioni
Mbi gjysmë milioni euro për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, historiani Kelmendi: Thuajse asgjë s’ka mbetur nga origjinali