Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Panama, Zana Rudi, i dorëzoi letrat kredenciale si ambasadore jo-rezidente te Presidenti i Republikës së El Salvadorit, Salvador Sanchez Ceren.
Në një ceremoni shtetërore të zhvilluar në pallatin presidencial dhe nën intonimin e himnit, ambasadorja Rudi ia dorëzoi letrat kredenciale Presidentit të El Salvadorit, Salvador SanchezCeren, në prani të ministrit të Punëve të Jashtme të El Salvadorit, Hugo Martinez Bonilla.
Ambasadorja Rudi, presidentit të Republikës së El Salvadorit, Salvador Sanchez Ceren, i përcolli përshëndetjet e presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, bashkë me falënderimin për përkrahjen dhe bashkëpunimin që El Salvadori i ka ofruar Kosovës, deri më tani.
“Jam e nderuar që e përfaqësoj për herë të parë Republikën e Kosovës si ambasadorja e parë jo-rezidente në El Salvador”, tha ambasadorja Rudi.
Ajo shtoi se Republika e Kosovës është e përkushtuar për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe për fuqizimin e imazhit të Kosovës në këtë vend dhe më gjerë.
Po ashtu, ambasadorja Rudi i dorëzoi edhe kopjet e letrave kredenciale te ministri i Punëve të Jashtme të El Salvadorit, Hugo Martinez Bonilla.
Me këtë rast, Hugo Martinez Bonilla dhe ambasadorja Rudi kanë biseduar edhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fusha të interesit të përbashkët duke mëtuar përafrimin e mëtejmë të dy popujve në rrafshin bilateral dhe atë multilateral.
Akreditimi i ambasadores Rudi në Republikën e El Salvadorit është një hap i rëndësishëm në zhvillimin e marrëdhënieve diplomatike dhe forcimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së El Salvadorit, qendër kjo e rëndësishme në këtë pjesë të botës.
Pas njohjes së pavarësisë me 2013, tashmë Republika e Kosovës për herë të parë përfaqësohet në nivel të ambasadores në Republikën e El Salvadorit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës
BE do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?