BPRM: Rritje e kredive konsumatore dhe banesore, ulje te kreditë automobilistike
Kreditimi në korrik të këtij viti shënon rritje prej 0,3 për qind, i cili ka të bëjë me rritjen e kreditimit të amvisërive. Te kreditimi korporativ është shënuar ulje, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Të dhënat e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë tregojnë se kreditë e amvisërive kanë rritje mujore prej 0,8 për qind, ndërsa 9,8 për qind në nivel vjetor, me ç’rast pjesa më e madhe e rritjes ka të bëjë me rritjen e plasmanit të denarit.
Midis kredive të lejuara, kreditë konsumatore kanë shënuar rritje mujore prej 1,1 për qind, ndërsa ato banesore prej 0,5 për qind. Rritja vjetore te kreditë konsumatore është 12 për qind, ndërsa te banesore 13,7 për qind. Te kreditë automobilistike është vazhduar trendi tatëpjetë, ku në nivel mujor ulja është 0,9 për qind, ndërsa 10,8 për qind vjetor.
Rritje është vërejtur te kreditë e lejuara të kartelave kreditore prej 0,5 për qind. Rritje në nivel mujor dhe vjetor prej një respektivisht 4,5 për qind ka te saldot negative të llogarive vijuese. Kreditë e lejuara për qëllime tjera shënojnë ulje në nivel mujor prej 0,6 për qind, ndërsa në nivel vjetor rritje prej 1,5 për qind.
Kreditë e ndërmarrjeve shënojnë ulje prej 0,2 për qind si rezultat i uljes së kreditimit devizor, i cili, siç theksojnë nga BPRM-ja, e tejkalon rritjen e kreditimit në denarë.
Sipas të dhënave të BPRM-së, depozitat në korrik shënojnë ulje të vogël prej 0,1 për qind ku ulja e depozitave të amvisërive e tejkalon rritjen e depozitave nga sektori korporativ. Në bazë vjetore, depozitat janë rritur për 7,3 për qind, gjatë kontributit më të theksuar të sektorit korporativ.
Depozitat e amvisërive shënojnë ulje mujore prej 0,4 për qind, kryesisht për shkak të uljes mujore të parave të depozituara. Në bazë vjetore depozitat e amvisërive janë më të larta për 5,4 për qind, gjatë rritjes dhe te depozitat në denarë dhe ato devizore.
Depozitat e sektorit korporativ shënojnë rritje mujore dhe vjetore prej 0,6 për qind gjegjësisht 11,4 për qind. Kontribut më të rëndësishëm kanë paratë e depozituara dhe depozitat devizore afatshkurta, njofton AIM. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAkuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Vrasja e Enver Hadrit, Serbia nuk i ekstradoi tre serbët e dënuar në Bruksel
Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?
Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025