LAJMI I FUNDIT:

Ngacmon breshkën nga afër, kafshohet keq në dorë (Video)

Ngacmon breshkën nga afër, kafshohet keq në dorë (Video)

Turisti i paemëruar që ndodhej në një pjesë malore në Ontario të Kanadasë, ka mbetur me një kafshim në shuplakën e dorës, pasi iu afrua një breshke më shumë se që duhet.

Megjithëse e kishin këshilluar të mos shkojë pranë këtij reptili, ai ka provuar ta ushqente me një tufë bari, transmeton Telegrafi.


“Këtë e meritova. Nuk është dashur t’i rrija pranë”, ka thënë ai në videon që po qarkullon në internet.

Shumë njerëz kanë komentuar, se kanë pësuar njëjtë kur iu janë afruar breshkave të qeta, të cilat bëhen agresive kur i afrohen njerëzit. /Telegrafi/