LAJMI I FUNDIT:

Vdes Bajram Rexhepi

Vdes Bajram Rexhepi

Ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë në moshën 63 vjeçare në një spital në Turqi.

Telegrafi mëson se Rexhepi ndërroi jetë pak para orës 10:00.

Burime të Telegrafit theksojnë se nuk është vendosur nëse trupi i pajetë i ish-kryeministrit do të sillet sot në Kosovë.


Rexhepi prej muajit prill ndodhet në koma, pas sulmeve të pësuara në tru.

Ai fillimisht ishte shtruar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim shëndetësor,  por për shkak të gjendjes të rëndë më 25 prill ishte dërguar në Turqi.

Ndryshe, Bajram Rexhepi, kishte lindur më 3 qershor 1954 në Mitrovicë. Rexhepi kishte diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës në vitin 1979 dhe studimet pas-universitare i kishte përfunduar në Zagreb në vitin 1985.

Punoi për vite me radhë punoi si kirurg i përgjithshëm dhe specialist endoskopik në spitalin rajonal të Mitrovicës deri në vitin 1990.

Gjatë luftës më 1999 me Serbinë, Rexhepi i u bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kaloi tre muaj në male duke shërbyer si mjek në zonën operative të Shalës.

Ndërkaq, më 2002 ishte zgjedhur kryeministër i parë i institucioneve të përkohshme vetëqeverise të Kosovës.

Saktësisht, më 4 mars të vitit 2002, pas tre muaj bisedimesh dhe me ndërmjetimin e kryeadministratorit të atëhershëm të Kosovës Michael Steiner, Kuvendi i Kosovës zgjodhi Bajram Rexhepin si Kryeministrin e parë të Kosovës dhe Ibrahim Rugovën si president.  Rexhepi ka qenë ministër i Punëve të Brendshme.

Në periudhën e fundit, Rexhepi kishte lënë politikën dhe i ishte kthyer profesionit si kirurg në spitalin rajonal të Mitrovicës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut

Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut

Lajme
Kalo në kategori