LAJMI I FUNDIT:

Sipas Teuta Arifit protesta ka qenë politikisht e motivuar

Sipas Teuta Arifit protesta ka qenë politikisht e motivuar

Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, pas rreth një orë nga përfundimi i protestës së sotme të tetovarëve për moskujdesin dhe pasivitetin e autoriteteve komunale në lidhje me zjarrin në deponinë e egër të qytetit, para hapsirës së pastruar në hyrje të komunës, mbajti një konferencë për shtyp, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Duket se hapësira para komunës ishte pastruar nga mbeturinat që u hodhën nga protestuesit e revoltuar që u mblodhën para ndërtesës së komunës së Tetovës.


Arifi rikujtoi se situata me zjarrin në deponinë e egër të Tetovës është nën kontroll dhe përsëriti thëniet e saja se janë ndërmarrë të gjitha masat nga ana e komunës për zgjidhjen përfundimtare të problemit shumëvjeçar me deponinë e mbeturinave.

‘Në këto katër vite ne kemi punuar në mënyrë intenzive për zgjidhjen e këtij problemi të qytetit tonë dhe tanimë përfunduam me financimin dhe ndërtimin e një stacioni të ngarkimit, jemi gati në fund të ndërtimit të një stacioni për selekcionim të mbeturinave dhe pas marrjes së mjeteve financiare nga Qeveria do të bëhet edhe dislokimi i mbeturinave nga deponia në hyrje të qytetit. Është shumë e dyshimtë ajo që këto veprime bëhen pikërisht tani, kur dihet se nga java e ardhshme duhet të fillojnë punimet për stacionin e selekcionimit. Secili që dëshiron të bëj politikë nga kjo çështje shumëvjeçare e qytetarëve të Tetovës, mendoj se e ka zgjedhur rrugën e gabuar dhe qytetarët do ta vlerësojnë këtë’, u shpreh Arifi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori