LAJMI I FUNDIT:

SPQ “8 Shtatori” me borxh prej 5 milionë euro

SPQ “8 Shtatori” me borxh prej 5 milionë euro

Udhëheqësia e re e Spitalit të përgjithshëm të qytetit ‘8 Shtatori’ – Shkup, ka gjetur borxh prej 5 milionë euro ose 243 milionë denarë ndaj firmave të ndryshme, faktura të papaguara, kamata të mbushura, ambulanta dhe salla operimi të parenovuara, por edhe mungesë stafi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo, sipas Hristijan Kostov, kryerës detyre drejtor i SPQ ‘8 Shtatori’, nënkupton se me dinamikën e deritanishme të punës do të vihet në pyetje thjeshtë funksionimi i stpitalit, në të cilin në nivel vjetor kryhen prej 6.000 deri më 7.000 operacione dhe në ambulancat e të cilit kontrolle kryejnë mbi 250 mijë pacientë në vit.

‘Me rëndësi të veçantë është intervenimi te sallat e operacioneve, të cilat me këtë dinamikë nuk do të mund të jenë funkcionale’, tha Kostov, duke shtuar se renovime në këto salla nuk janë bërë për dekada të tëra.


Stafi i tanishëm, punon me përkushtim dhe profesionalisht dhe bën gjithçka për punë të pandrërprerë të spitalit, por ka nevojë për staf të specializuar dhe për këtë shkak disa reparte nuk janë funkcionale.

Sipas Kostov, buxheti aktual vjetor i SPQ ‘8 Shtatori’ është 840 milionë denarë.

Kostov nuk dha përgjigje për atë se kush është përgjegjës për kaosin në spital, buxheti i pamjaftueshëm ose menaxhimi i keq i mjeteve të buxhetit të spitalit, por vetëm tha se ende janë duke u bërë analiza për punën e udhëheqësisë paraprake dhe më pas do të jepen detaje./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, arrijnë në gjykatë të akuzuarit

Vrasja e Liridona Ademajt, arrijnë në gjykatë të akuzuarit

Lajme
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Lajme
Shtyhet seanca për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Shtyhet seanca për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Lajme
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Kalo në kategori