LAJMI I FUNDIT:

Sulmi në Barcelonë: Viktima e parë, italiani që u përplas nga furgoni derisa ecte me të birin (Foto)

Sulmi në Barcelonë: Viktima e parë, italiani që u përplas nga furgoni derisa ecte me të birin (Foto)

Bruno Gulotta, një italian, babai i dy fëmijëve, është identifikuar i pari mes viktimave të sulmit në Barcelonë.

Lajmin e ka dhënë punëdhënësi i tij, Tom Hardware, i cili njoftoi vdekjen e “kolegut dhe mikut” të tij në internet, duke thënë se ai kishte qenë në pushime me gruan dhe dy fëmijët e tyre të vegjël.


Njëra prej tyre, vajza e Gulota, Aria, është vetëm shtatë muajshe dhe kurrë nuk do ta njohë babanë e saj, thanë miqtë.

35-vjeçari po ecte në sheshin La Rambla me gruan e tij, e cila po mbante vajzën e saj të vogël në krahë, raportoi La Repubblica.

Gulotta po mbante për dore djalin e tij pesëvjeçar, kur ai u godit nga furgoni, dhe djalin që po zvarritej arriti ta shpëtonte e ëma, përcjell Panorama.

Sakaq, viktima më e vogël e sulmit është një 3 vjeçare spanjolle, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur.

Vogëlushja ndodhej së bashku me nënën dhe dajën e kësaj të fundit në momentin e ngjarjes.

Gjithashtu të vdekur nga sulmi mbetën daja 65 vjeç Francisco Lopez Rodriguez dhe nëna e vogëlushes.

Nga sulmi mbeti i vdekur dhe një tjetër italian, Luca Russo. I riu italian shoqërohej nga e dashura e cila mbeti e plagosur, por jashtë rrezikut për jetën.

44-vjeçarja nga Belgjika Elke Vanbockrijck, e cila ndodhej me pushime me bashkëshortin dhe fëmijët është një tjetër nga viktimat.

Ndërkohë “Daily Mail” shkruan se një 6-vjeçare, nacionaliteti i së cilës nuk bëhet i ditur ndodhet në spital në gjendje të rëndë. I humbur rezulton dhe 7-vjeçari Julian Cadman, i cili mendohet se është nga Britania e Madhe.

Heidi Nunes nga California, SHBA ka shkruar online se ka humbur kontaktet me bashkëshortin e saj Jared Tucker, 43 vjeç, i cili ndodhej dje në Barcelonë në të njëjtin vend ku ndodhi sulmi.

Në trend Botë

Më shumë
Shtetasi turk iu vërsul me thikë policëve izraelitë në Jerusalem, qëllohet për vdekje – publikohen pamjet e momentit rrëqethës

Shtetasi turk iu vërsul me thikë policëve izraelitë në Jerusalem, qëllohet për vdekje – publikohen pamjet e momentit rrëqethës

Azia
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Si në filma, policët amerikanë dhe dy persona të armatosur shtien mbi njëri-tjetrin – humbin jetën katër zyrtarë dhe katër tjerë plagosen

Si në filma, policët amerikanë dhe dy persona të armatosur shtien mbi njëri-tjetrin – humbin jetën katër zyrtarë dhe katër tjerë plagosen

Amerika
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Botë
Një termet me fuqi prej 4.3 magnitudë godet Kroacinë

Një termet me fuqi prej 4.3 magnitudë godet Kroacinë

Kroacia
Dy rezervistë izraelitë të vrarë në qendër të Gazës, u goditën gabimisht nga tanku i IDF-së

Dy rezervistë izraelitë të vrarë në qendër të Gazës, u goditën gabimisht nga tanku i IDF-së

Azia
Kalo në kategori