LAJMI I FUNDIT:

Në Tabanovcë banorët kërkojnë zhvendosjen e stacionit filtrues

Në Tabanovcë banorët kërkojnë zhvendosjen e stacionit filtrues

Banorët e Tabanovcit kërkojnë nga institucionet kompetente të bëjnë zhvendosjen e stacionit për filtrim të ndërtuar për nevojat e Qendrës tranzit-pranuese për refugjatë dhe migrantë në një lokacion tjetë.

Kryetari i Tabanovcit, Toni Petroviq tha se kërkesë për zhvendosje kanë dërguar deri te Ministria për Punë dhe Politikë Sociale kërkesë për zhvendosje të stacionit më datë 27 qershor por deri më tani nuk kanë pranuar asnjë përgjigje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Kërkojmë zhvendosje të stacionit ose të vendoset nën tokë, sipas projektit fillestar. Shpresojmë se do të marrim përgjigje, në të kundërtën do v ndërmarrim masa tjera siç janë protestat’, thotë Petroviq.

Pengesë më të madhe paraqet për qytetarët që banojnë më së afërmi te stacioni i filtrimit dhe ankohen për erën e keqe që përhapet nga ky stacion, prandaj kërkojnë intervenim të institucioneve.

Nga MPPS-ja informuan se stacioni është ndërtuar mbitokësor për shkak të ujërave nëntokësor që paraqesin pengesë dhe kanë qenë të detyruar të bëjnë ndërtim të këtillë për shkak të sugjerimeve të ekspertëve dhe se kjo ka kushtuar më shumë se sa që do të kushtonte projekti nëntokësor./Telegrafi/