Kambana e famshme e “Big Ben”-it do të qëndrojë në heshtje duke filluar nga java e ardhshme e deri në vitin 2021, kjo me qëllim që të mund të bëhen punime restaurimi.
Kambana do të bjerë për të fundit herë mesnatën e së hënës, para se gjithçka të ndalet, e ora bashkë me kullën të restaurohen. Kambana e madhe ka rënë për çdo orë për 157 vite.
Herën e fundit ajo heshti në vitin 2007 dhe, para saj, nga viti 1983 e deri në 1985-n, kur iu nënshtrua riparimeve.
Autoritetet thanë se ndalimi i “Big Ben”-it, emri që zakonisht përdoret për kullën “Elisabeth” të Pallatit “Westminster”, do të mbrojë punëtorët që do të kryejnë punimet.
Sidoqoftë, kambana do të bjerë për ngjarje të rëndësishme, përfshirë këtu natën e ndërrimit të viteve dhe të dielën e kujtesës. Kujdestari i orës, Steve Jaggs tha se, ndalimi i “Big Ben”-it është një hap i rëndësishëm drejt realizimit të projektit të restaurimit të kullës.
“Ky projekt, përveçse do t’i japë më shumë jetëgjatësi orës, do të ndihmojë edhe në mbrojtjen dhe ruajtjen e shtëpisë së saj, kullës Elisabeth”, tha ai.
Kambana e madhe është pjesë e orës së madhe në kullën “Elisabeth”, që njihet gjerësisht si “Big Ben”. Ajo peshon 13.7 tonë, ndërsa kulla “Elisabeth” është 96 metra e lartë. Kulla thuhet se është edhe ndërtesa më e fotografuar në Britaninë e Madhe.
Punime mirëmbajtjeje do të kryhen edhe jashtë ndërtesës, ndërkohë që sipas projektit, kulla do të bëhet më efikase përsa i takon shpenzimit të energjisë. Përveç të tjerash, ora e madhe do të çmontohet dhe do t’i nënshtrohet një procesi pastrimi dhe riparimi, transmeton tch.
Edhe drita “Airton”, që ndizet kur Parlamenti është në seancë, do të rinovohet. Edhe ndërtesa e Parlamentit ka nevojë për riparime, ndaj dhe një program shumëmilionë funtesh, përfshirë edhe zhvendosjen e përkohshme të deputetëve, është hartuar tashmë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIzraeli i dërgon Ukrainës armë ruse?
Diçka që nuk është parë kurrë: Shkencëtarët zbulojnë një ekzoplanet me erëra deri në 33 mijë kilometra në orë
Një javë në Shtëpinë e Bardhë: A po e ndryshon Trumpi kursin e politikës amerikane?
Gruaja amerikane i mbijeton transplantit të veshkës së derrit për 61 ditë, bën histori
Forcat ukrainase shkatërrojnë gjashtë autoblinda ruse, pamje nga aksioni me dronë
Trump merr goditjen e parë, Gjykata ia pezullon një urdhër ekzekutiv
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës