LAJMI I FUNDIT:

Transmetohen imazhet e Lady Dianas, të cilat Britania kishte refuzuar t’i shihte deri më tani

Transmetohen imazhet e Lady Dianas, të cilat Britania kishte refuzuar t’i shihte deri më tani

Pak ditë para 20-vjetorit të vdekjes së Lady Dianës, “Channel 4” transmetoi imazhet e Princeshës së Uellsit, të cilat Britania e Madhe kishte refuzuar t’i shihte deri më tani.

Xhirimet e realizuara nga Peter Settelen, aktori që trajnonte Dianën për fjalimet në publik, ishin përvetësuar nga shërbyesi Paul Burrell pas vdekjes së saj dhe nuk ishin shfaqur kurrë, për shkak të deklaratave pikante të Dianës për familjen mbretërore.

Xhirimet u përfshinë në dokumentarin e ri për Princeshën e ndjerë të Britanisë së Madhe, “Diana: In Her Own Words”, që mbërtheu miliona shikues përpara ekranit mbrëmjen e së dielës.


Shfaqja e tyre ka nxitur polemika të ashpra në vend dhe është kundërshtuar edhe nga vet vëllai i Dianës, Charles Spencer.

Në xhirimet sekrete, Diana flet për traumat e pësuara në fëmijëri, që sipas saj kanë qenë burim i të gjitha pasigurive të saj. Princesha rrëfen se prindërit kishin qenë shumë të ftohtë, e zhvlerësonin vazhdimisht dhe nuk i kishin thënë kurrë që e donin. Ajo flet edhe për një prej të dashurve të saj, truprojën Barry Mannakee.

“Atë e shkarkuan nga puna dhe 3 javë pasi u largua u vra në një aksident me motor. Ai ishte dashuria më e madhe e jetës sime”, rrëfen Diana në xhirime, përcjell tch.

Pjesët më pikante të regjistrimeve kanë lidhje me familjen mbretërore. Diana kujton se ishte zënë shpesh me të shoqin, pasi Camilla qëndronte gjithmonë pranë tij, e shton se Charles i ishte përgjigjur se nuk mund të ishte ai, i vetmi Princ i Uellsit pa një dashnore.

Për Camillën tregon se e terrorizonte dhe se gjatë një feste ishte përballur me të, duke i thënë se ishte në dijeni të historisë së tyre dhe do ia kthente lidhjen në një ferr. Sa i përket jetës seksuale, Diana rrëfen se fillimisht kryente marrëdhënie me të shoqin vetëm një herë në 3 javë, siç thotë ajo, ndoshta sa për zakon. Diana e konsideronte Princin Philip një armik, e thotë se ai i kishte thënë Charlesit se, nëse martesa me të nuk do të funksiononte mund të kthehej te Camilla.

Në trend Botë

Më shumë
Kush e vrau John F Kennedy? Atentati që tronditi botën

Kush e vrau John F Kennedy? Atentati që tronditi botën

Amerika
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Serbia
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Evropa
NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

Botë
Një hienë me pika është shfaqur në Egjipt, për herë të parë në 5000 vjet

Një hienë me pika është shfaqur në Egjipt, për herë të parë në 5000 vjet

Botë
Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion

Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion

Botë
Kalo në kategori