LAJMI I FUNDIT:

Teuta Rugova më 21 korrik tha: Nuk veproj kurrë jashtë qëndrimit të LDK-së (Foto)

Teuta Rugova më 21 korrik tha: Nuk veproj kurrë jashtë qëndrimit të LDK-së (Foto)

Teuta Rugova, deputetja më e re e Kuvendit të Kosovës, sot kur ka filluar mandatin e dytë të saj si deputete ka bërë një veprim për të cilin ditë më parë kishte thënë se nuk do ta bënte kurrë.

Bëhet fjalë për votën që ajo dha sot për shtyrjen e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, kërkesë kjo e ardhur nga koalicioni PAN, të cilën nuk e kishte mbështetur partia e Teutës, LDK.

Në ditën kur kandidati i koalicionit PAN për kryeministër, Ramush Haradinaj kishte bërë një vizitë në familjen Rugova, për siç thuhej tia kërkuar votën Teuta Rugovës, ajo kishte thënë se “nuk do të merrte asnjë hap që do të shkonte në kundërshtim me qëndrimet e LDK-së.


“Mendoj se deklarata ime e mëparshme është keqkuptuar nga disa në raport me qëndrimin tim sepse shumë thirrje e mesazhe më kanë ardhur me pyetje rreth votës time. Unë jam deputete e LDK-së dhe as tash nuk do të veproj as edhe kurrë më parë nuk kam vepruar jashtë qëndrimit të LDK-së”, kishte shkruar Teuta Rugova në Facebook. /Telegrafi/