LAJMI I FUNDIT:

Netanyahu kërkon mbylljen e rrjetit informativ të ”Al-Jazeera”-s

Netanyahu kërkon mbylljen e rrjetit informativ të ”Al-Jazeera”-s

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu ka kërkuar mbylljen e zyrës së rrjetit informativ të Katarit “Al-Jazeera’’, duke e akuzuar atë për nxitje të dhunës në një vend të shenjtë të Jerusalemit.

“Rrjeti informativ i “Al-Jazeera” vazhdon të nxisë dhunë në Malin e Tempullit. U kemi bërë thirrje disa herë autoriteteve të zbatimit të ligjit duke u kërkuar mbylljen e Al-Jazeera”, tha dje kryeministri Netanyahu në profilin e tij në “Facebook”.

“Nëse kjo nuk ndodh për shkak të interpretimit ligjor, unë do të përpiqem të nxjerrë ligjet e nevojshme për të larguar ‘Al-Jazeera’ nga Izraeli”, shtoi ai.


Zyra e Al-Jazeera nuk ka dhënë ende komente lidhur me këtë çështje.

“Al-Jazeera”, një rrjet informativ nga Izraeli, mbulonte gjerësisht tensionet e kohëve të fundit në Jerusalem lidhur me masat e sigurisë izraelite në kompleksin e xhamisë “Al-Aqsa”, i njohur si Mali i Tempullit.

Izraeli hoqi sot të gjitha masat e sigurisë të vendosura së fundmi në një vend të shenjtë në Jerusalem, të cilat nxitën protesta të mëdha palestineze.

Rrjeti i “Al-Jazeera” është ndaluar në disa vende, duke përfshirë Egjiptin, Irakun, Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Sirinë.

Në trend Botë

Më shumë
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle

Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle

Amerika
Trump e nis me shkarkime ditën e parë si president, largon mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë

Trump e nis me shkarkime ditën e parë si president, largon mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë

Amerika
Donald Trump në ditën e parë si president - gjithçka që ndodhi pas hyrjes në Shtëpinë e Bardhë

Donald Trump në ditën e parë si president - gjithçka që ndodhi pas hyrjes në Shtëpinë e Bardhë

Presidentja meksikane, Sheinbaum: Për ne dhe të gjithë botën, ai mbetet Gjiri i Meksikës

Presidentja meksikane, Sheinbaum: Për ne dhe të gjithë botën, ai mbetet Gjiri i Meksikës

Amerika
Bill Clinton reagon ndaj fjalimit të Trumpit

Bill Clinton reagon ndaj fjalimit të Trumpit

Amerika
Ndërsa Trump është betuar, Macron paralajmëron Evropën se nuk mund të varet vetëm nga armët amerikane

Ndërsa Trump është betuar, Macron paralajmëron Evropën se nuk mund të varet vetëm nga armët amerikane

Evropa
Kalo në kategori