LAJMI I FUNDIT:

Dërguti: PAN-i me 3 gusht na tregon nëse i ka numrat

Dërguti: PAN-i me 3 gusht na tregon nëse i ka numrat

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Aida Dërguti, ka theksuar se PAN-i në seancën e 3 gushtit mund të dëshmojë nëse i kanë numrat për të formuar institucionet.

Ajo kështu ka thënë pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.


“Sot u diskutua për detajet e seancës konstituive, rrjedhën e seancës, caktimin e kryesuesve të grupeve parlamentare dhe miratimin e procesverbalit të mbledhjes së fundit të kuvendit”, ka bërë të ditur më tej Dërguti. /Telegrafi/