LAJMI I FUNDIT:

Vegjetariania mori një dhuratë të pazakontë në takim me një mashkull (Foto)

Vegjetariania mori një dhuratë të pazakontë në takim me një mashkull (Foto)

Në një forum të vegjetarianëve në internet, një grua ka treguar për dhuratën që ka pranuar gjatë një takimi me një mashkull.

Asaj i ishte dhuruar lakër jeshile, së bashku me një shënim se ai e pranon për zgjedhjen që ka bërë ajo për të mos konsumuar mish, transmeton Telegrafi.


Lakra jeshile si dhuratë

“Kjo bimë është e mbushur me përbërës të shëndetshëm, por nuk e konsideroj si dhuratë. Është sikur një mishngrënësi t’i dërgohet një kilogram biftek, apo kofshë pule”, ka shkruar ajo në postim.

Mirëpo, komentuesit nuk u pajtuan shumë me mendimin e saj, duke e konsiderur si dhuratë normale.

“Ndoshta është pak naiv, por ai paska bindje serioze, madje është shumë i përkushtuar ndaj teje” është një koment që e shoqëron rastin. /Telegrafi/