Pak pasi u bë i ditur arrestimi në Turqi i veprimtarit gjerman të të drejtave të njeriut, Peter Steudner, të cilin e arrestuan pasi mbajti një referat për menaxhimin e Teknologjisë Informative në Stamboll, lajmet mbushën ekranet që babai i familjes është i pafajshëm, që akuzat kundër tij janë pa bazë dhe që “shtypja” e aktiviteteve për të drejtat e njeriut në Turqi ka arritur një përmasë të papërfytyruar.
Lajmet tingëllojnë prekëse, rrjetet sociale janë të mbushura plot me deklarata solidariteti. Trishtuesja, në të gjithë këtë është: të gjitha këto nuk i interesojnë fare autoriteteve turke. Peter Steudner, që foli në Workshop-in e organizuar nga Amnesty International dhe veprimtarët e tjerë të të drejtave të njeriut tani janë bërë pjesë e një krijimi gjigand mitik:
Qeveria turke me presidentin Recep Tayyip Erdogan në krye, e sheh veten, më e vonta që prej puçit të shtypur vitin e kaluar, në një luftë të përhershme kundër “armiqve” të brendshëm dhe të jashtëm. Në këtë situatë konfuze dhe të ndërlikuar shoqërore, me gjurmë paranoje, mosbesimi dhe frike bëjnë pjesë edhe “armiq” të jashtëm si organizata Amnesty International.
Nga këndvështrimi i autoriteteve turke në këtë mes është fare e parëndësishëm fakti se organizata të tilla gëzojnë në Perëndim një emër të panjollosur. Madje, imazhi i tyre pozitiv edhe mund të përforcojë mosbesimin e autoriteteve turke.
Skenari i kërcënimit prej “armiqve” të jashtëm zë vend te një pjesë e madhe e opinionit publik turk, ai të kujton me forcë mitin e themelimit të Turqisë së sotme.
Atëherë, në trazirat pas Luftës së Parë Botërore, Kemal Ataturku i dëboi në “luftën për pavarësi” fuqitë perandorake të huaja nga vendi dhe krijoi Republikën Turke. Deri sot, kjo luftë mbrojtëse kundër “armiqve” të jashtëm është pjesë e kuptimit turk të historisë.
Qeveria turke e sotme është e fokusuar te ky fenomen mbarëshoqëror: frika nga infiltrimi prej fuqive të huaja duket kaq ekstreme sa ajo, në kombinim me theksimin konstant publik të një skenari kërcënimi nga brenda, i shpall të justifikuara të gjitha mekanizmat e mbrojtjes. Viktimat e kësaj manie përndjekjeje mund të duken shumë të pafajshme, si një docent me syze në një kurs menaxhimi të Teknologjisë Informative në një organizatë të të drejtave të njeriut. Kjo nuk luan asnjë rol. Rreth gjysma e turqve do të vazhdojë edhe më tej ta mbështesë presidentin e zgjedhur, qeverinë e zgjedhur prej tyre.
Nuk ka gjasa që kjo mbështetje të ndryshojë. Shumë të mëdha janë veçanërisht përfitimet ekonomike, që u ka krijuar qeveria e AKP-së shumë njerëzve të varfër.
Në dallim të madh nga betejat e shkuara verbale publike të së kaluarës, si Brukseli, ashtu edhe Berlini janë të interesuara për një thellim të marrëdhënieve me Turqinë. Krahas marrëveshjes funksionuese për refugjatët, në qendër janë para së gjithash interesa ekonomike.
Në fund të vitit të kaluar, KE bëri në mënyrë të papritur propozimin se dëshiron ta thellojë bashkimin doganor me Turqinë. Në qershor, edhe ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, theksoi interesin gjerman për një zgjerim të bashkimit doganor të BE me Turqinë.
Mungesë veprimesh nga jashtë, luftë mbrojtëse mitike brenda: Peter Steudner dhe kolegët e tij nuk do të jenë viktimat e fundit të manisë së pafrenuar të arrestimeve në Turqi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Kryeministri britanik sulmon Putinin: Tiranët kuptojnë vetëm me forcë - ndërsa njofton rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

NATO vë aeroplanët ushtarakë në Poloni në gjendje gatishmërie pas sulmeve të reja ruse në Ukrainë

Në platformën e-Kosova lansohet shërbimi i ri, qytetarët e rajonit të Prishtinës mund të paguajnë faturat për mbeturina

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania