Ngacmimi i publicistit Mustafa Nano ka aktualizuar më shumë se kurrë më parë çështjen e mbetur pezull në historiografi – atë të origjinës së nënës së Skënderbeut.
A ishte gruaja e Gjon Kastriotit vërtetë princesha e një sundimtari serb që kishte zotërimet e tij në Pollog? Kjo pyetje e shtruar për shekuj me radhë nuk ka marrë përgjigje për shkak të vobektësisë së burimeve të dorës së parë.
Por, Mustafa Nano nuk hamendet gjatë për të pohuar se “Nëna e Skënderbeut ka qenë serbe. Kjo është një tezë që mbrohet nga të gjithë studiuesit, tanimë”.
Sigurisht që kjo hipotezë (dhe jo tezë) nuk mbrohet nga të gjithë. Literatura skënderbegiane ka ngritur përherë pikëpyetje për origjinën e nënës së Skënderbeut, por gjithmonë duke lënë hapësirë për diskutime.
Në hagiografinë e tij për Skënderbeun, Fan Noli i kushton një fusnotë të gjerë prejardhjes së Vojsavës, duke risjellë në mënyrë të përmbledhur mendimet e disa dijetarëve që kanë rrahur këtë çështje.
Pa pretenduar se vë pikat mbi “i”, Noli sikur tumir pohimet e Gjon Muzakës se Vojsava duhet të ketë qenë bijë e sërës së Muzakajve që kishin pasur zotërime edhe në Pollog.
Një hipotezë konkurrente është edhe ajo e ngritur nga studiuesi maqedonas, Boban Petrovski, i cili përpiqet të bëjë një lidhje të pamundur me njëfarë Gërgur Golubiç.
Në studimin e tij ‘Voisava Tribalda’, studiuesi maqedonas thotë se mundësia e parë është që ky Gërguri të jetë biri i një sevastokrati të Ohrit (me gjasmë bullgar), kurse mundësia e dytë është që po i njëjti të jetë një fisnik serb i derës së Brankoviqëve.
Pasi ka shteruar mirë e mirë burimet të cilat i dalin të pamjaftueshme për të ngritur një pretendim të mirëqenë, Petrovski me prudencë të admirueshme e pranon se emri ‘Voisava’ nuk presupozon nevojisht origjinën etnike të princeshës së Pollogut:
“Leksema Tribalda nuk do të thotë ekskluzivisht përkatësi etnike, por më tepër përkatësi shtetërore, përkatësisht drejt shtetit mesjetar serb”.
Edhe Kristo Frashëri, autor i biografisë serioze për Skënderbeun, përkujton faktin që Vosjava si emër përdorej gjërësisht nga familjet feudale shqiptare. Fjala bjen, Karl Topia dhe Gjergj Arianiti kishin që të dy vajza me emrin Vojsava.
Përndryshe, Gavril Dara i Riu në jetëshkrimin e tij pretendon se Vojsava ishte bija e princit të Mirditës. Sado që ky pohim vuan për mungesë provash mbështetëse, rëndësia e tij është që në traditën orale arbëreshe Vojsava asnjëherë nuk konsiderohej si sllave.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKosova mëson kundërshtarin për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje