LAJMI I FUNDIT:

Ambasadorja Viets: Rënia e PDK-së dhe rritja e Vetëvendosjes në këto zgjedhje, të pritshme

Ambasadorja Viets: Rënia e PDK-së dhe rritja e Vetëvendosjes në këto zgjedhje, të pritshme

Rënia e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në zgjedhjet e qershorit ka qenë e pritur, përderisa parashihej që ‘Vetëvendosje’ do të ketë rritje në vota. Megjithatë, ka qenë e qartë që rezultati zgjedhor nuk do të mundësojë deri në atë masë që një parti e vetme, apo një koalicion do të ishte në gjendje ta krijonte një shumicë stabile në Parlament.

Kështu ka deklaruar ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets, gjatë një interviste ekskluzive për gazetën ‘Zëri’, duke shtuar se nga bisedat që i kanë pasur me qytetarët e Kosovës e kanë fituar përshtypjen se janë të pakënaqur me gjendjen politike në vend.

Ambasadorja e shtetit më të fuqishëm në Evropë thotë se janë të interesuar që në Kosovë të formohet një Qeveri stabile, por, siç thotë ajo, se si do të zhvillohen gjërat më tute kjo mbetet të shihet, për faktin se për detyrat që i ka vendi përpara nevojitet stabilitet, përfshirë këtu formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, Demarkacionin me Malin e Zi si kusht për liberalizim të vizave me BE-në, dialogun me Serbinë.


‘Të gjitha këto janë sfida shumë të mëdha të cilat një qeveri mund t’i çoj përpara vetëm me vullnet shumë të fortë. Nëse kjo qeveri e ka këtë vullnet me 61 vota, atëherë gjithçka është në rregull, mirëpo rreziku është që të mos jetë kështu’, shprehet Viets.

Ambasadorja gjermane ka kujtuar faktin se në qeverisjen e kaluar Ramush Haradinaj, i cili është kandidat i koalicionit PAN për kryeministër, ka bërë pjesë në grupin e opozitës që e kanë vënë në dispozicion gazin lotsjellës për të kundërshtuar vendimet e Parlamentit, përkatësisht për marrëveshjen e Demarkacionit.

Sipas saj, nëse Haradinaj do të jetë në krye të Qeverisë dhe opozita e re do të sillet në të njëjtën mënyrë, atëherë, siç thotë ajo, nuk mund të flasim për stabilitet në vend.

‘Haradinaj ka qenë një prej kundërshtuesve më të zëshëm të Demarkacionit, i cili përveç se ka refuzuar këtë marrëveshje ka sjellë edhe argumentet e tij pse nuk duhet të votohet marrëveshja. Tani nuk e di se si do të veproj ai në të ardhmen, mirëpo ajo që mund të marr me mend është se kjo çështje mund të zgjatet deri në pafundësi dhe Kosova do të mbetet pa liberalizim të vizave’, shprehet Viets.

Gjatë kësaj interviste për ‘Zërin’ ambasadorja gjermane ka folur edhe për nevojën e luftimit të korrupsionit në Kosovë, miratimin e Ligjit për konfiskim të pasurisë së paligjshme, procesin e liberalizimit të vizave me BE-në, përfshirjen e presidentit Thaçi në bisedimet me Serbinë, etj.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Kalo në kategori