LAJMI I FUNDIT:

Adoleshentja shqiptare pret damarët me xham, dyshohet se ra pre e lojës ‘Balena Blu’!

Adoleshentja shqiptare pret damarët me xham, dyshohet se ra pre e lojës ‘Balena Blu’!

Një 17-vjeçare ka tentuar që t’i japë fund jetës së saj, duke prerë damarët me një copë xhami.

Ngjarja, siç shkruajnë mediat shqiptare, ka ndodhur një ditë më parë në banesën e shtetases G.E., Tiranë. E reja është dërguar nga të afërmit në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Aktualisht vajza ndodhet në banesë.


Ndërkohë policia nisi hetimet për zbardhjen e rrethanave që e çuan 17-vjeçaren drejt tentativës së vrasjes. Nga të dhënat paraprake thuhet se e reja e ka kryer aktin në kushtet e depresionit.

Lidhur me këtë ngjarje dyshohet se akti i rëndë është kryer në gjendje depresioni, duke hedhur dyshime se mund të jetë shtyrë nga loja “Balena blu”.

Por e reja teksa është marrë në pyetje nga efektivët e komisariatit nr.4, në prani dhe të psikologut deklaruar se nuk është ndikuar nga askush.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Njoftimi i policisë

Komisariati i Policisë Nr. 3Më datë 11.07.2017, shtetasja G.E, vjeç 17, banuese në Tiranë, në gjendje depresioni, ka tentuar të presë damarët me xham, e cila pas mjekimit në spital u largua në banesë dhe ka deklaruar se nuk është ndikuar nga askush. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Kalo në kategori