LAJMI I FUNDIT:

Adoleshenti i tregon nënës që është homoseksual, reagimi i saj ka përlotur shumë njerëz (Video)

Adoleshenti i tregon nënës që është homoseksual, reagimi i saj ka përlotur shumë njerëz (Video)

Adoleshenti Mattheë ka filmuar tinëzisht bisedën me nënën e tij, në të cilën i tregon se është homoseksual.

Ai kishte pritur që babai të dalë nga apartamenti, dhe i kapluar nga emocionet dhe nervoza priste nënën në kuzhinë, transmeton Telegrafi.


Dhe derisa po qëndronin të ulur ajo e priste se për çfarë bëhej fjalë, nëse kishte bërë diçka të keqe në shkollë apo diçka të ngjashme.

“Çfarëdo që të më tregosh nuk do të detyrosh që mos të dua. Besoj e di këtë”, dëgjohet duke i thënë nëna.

Dhe në një moment adoleshentit fillojnë t’i rrjedhin lotët, kurse kur nëna e përqafoi e pyeti nëse dëshiron për diçka personale të flasë.

Pasi që nuk kishte forcë t’i tregojë drejtpërdrejt, ajo humbi durimin dhe e pyeti nëse bëhet fjalë për vajza apo djem? Nëse është homoseksual.

Dhe pasi që e pranon ajo e përqafon edhe më shumë dhe i thotë: “Gjithçka është në rregull, zemër. E di që je”.

Duke parë që ai nuk mund të ndalte lotët, nëna e inkurajoi që të krenohet me veten duke i thënë: “Çdo natë lutem që Mattheë të rritet, të ketë gruan dhe fëmijët e tij një ditë. Por, unë e kam ditur prej kohësh që je homoseksual. Unë thjesht dua që ai të jetë i lumturm dhe të mos paragjykohet për orientimin e tij seksual”.