Ish-komandanti i zonës së Drenicës, Sami Lushtaku, i cili ditë më parë u lirua me vendim të Gjykatës Supreme si i pafajshëm pas rreth katër vjetëve, ende nuk ka vendosur nëse do kërkoj kompensim ndaj shtetit për qëndrimin e padrejtë në paraburgim.
Por, zyrtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës tregojnë se sa do të mund të ishte shifra që do t’i ofrohej si kompensim Lushtakut për periudhën që ai ka kaluar në paraburgim.
Drejtori i Departamentit Ligjor në KGJK dhe sekretar i Komisionit për Kompensim të dëmit, Astrit Hoti, i ka thënë “Arbresh.info” se Këshilli nuk ka marr ende ndonjë kërkesë nga Lushtaku, dhe se nuk e di periudhën e saktë të qëndrimit të tij në paraburgim, por që kompensimi i tij do bëhet sipas ligjit.
“Ju informoj se ne ende nuk e kemi kërkesën për kompensim dëmi dhe nuk dimë se sa ka qëndruar në paraburgim Lushtaku”, ka thënë Hoti.
Ai ka treguar se sa do të mund të ishte shuma që do t’i kompensohej ish-komandantit të zonës së Drenicës për secilën ditë që ka kaluar në paraburgim, përfshirë dëmet materiale, avokatët, seancat dhe pakot dhe vizitat familjare gjatë kësaj periudhe.
“Sa i përket kompensimit të demit kriteret përcaktojnë që për një dite qëndrimi në paraburgim për dëmin material është 9 euro. Për dëmin jo material 6 euro, 50 euro në muaj pako dhe vizita familjare ndërsa 120 euro për avokat. 60 për kërkesë dhe 60 për seanca”, është shprehur Hoti.
“Arbresh.info” ka kontaktuar mbrojtësin e Lushtakut , avokatin Arianit Koci për të kuptuar se sa ka qenë koka e saktë që klienti i tij ka qëndruar në paraburgim dhe numri i seancave që janë mbajtur gjatë kësaj kohe, por një përgjigje ka qenë e pamundur pasi avokati gjendet jashtë vendit.
Ndryshe, në një prononcim për “Arbresh.info” disa ditë më parë, djali i Lushtakut, Mërgim Lushtaku pati thënë se ende nuk e kanë menduar këtë çështje.
“Nuk duam të flasim për këtë çështje një herë. Nuk e kemi pasur një herë momentin të bisedojmë për këtë çështje, pasi kemi pasur njerëz për vizita, kështu që pasi të qetësohemi pak dhe t’i presim mysafirët që po vijnë të na vizitojnë atëherë normal që do të shqyrtojmë çdo mundësi se si do të reflektojmë”, ishte shprehur Lushtaku.
Ndërsa mbrojtësi i Sami Lushtakut, avokati Arianit Koci pati thënë se asgjë nuk mund ta kompensoj kohën prej 4 vjetësh që klienti i tij ka kaluar në paraburgim.
Ndryshe, Sami Lushtaku u lirua ditë më parë, pas vendimit të Gjykatës Supreme për shpalljen e pafajshëm të tij.
Kreu i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku ishte dënuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë në maj të vitit 2015 me 12 vjet burg për akuzën e vrasjes. Por, në nëntor të vitit 2016 Gjykata e Apelit e shpalli të pafajshëm për veprën penale “Vrasja e një personi civil të burgosur shqiptar”, duke ia hequr 12 vjet burg, për të cilën ishte dënuar nga Gjykata Themelorë në Mitrovicë.
Apeli, e dënoi Lushtakun me 7 vjet burgim për veprën penale ‘Krime lufte kundër popullatës civile’, që ndërlidhet me Përgjegjësinë Komanduese”, nga e cila akuzë ishte liruar më parë nga Gjykata Themelore e Mitrovicës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
LSDM: Në “Facebook” është krijuar një profil i rremë i Filipçes me përmbajtje të papërshtatshme
Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit
ASH e Selës kërkon që Gashi ta shfuqizojë konkluzionin pas interpelancës për Ilire Dautin
Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?
Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së
Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj
Mbyllja e institucioneve paralele në Kosovë, SHBA: Veprime në kundërshtim me këshillat tona më të mira
Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri