LAJMI I FUNDIT:

Dëshmi se brazilianët janë të lindur për futboll, shikoni çfarë bën ky njeri në supermarket (Video)

Dëshmi se brazilianët janë të lindur për futboll, shikoni çfarë bën ky njeri në supermarket (Video)

Punëtori i një supermarketi është bërë sensacion në internet, falë një veprimi që e kishte bërë derisa ishte në vendin e punës dhe është filmuar nga kamerat e sigurisë.

Veprimi i tij dëshmon se të gjithë brazilianët e kanë në gjenetikë futbollin, dhe se askush nuk mund të krahasohet me ata kur është në pyetje ky sport, transmeton Telegrafi.

Ai në video shihet duke bartur disa gjësende me një shportë, dhe në një moment diçka i bie dhe në sekondën e fundit e shpëton nga përplasja dhe dëmtimi i sigurt duke e goditur me këmbë dhe kthyer sërish në sport, në stilin e yjeve të futbollit siç janë: Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.


Noeliton Almeida 36-vjeç nuk hezitoi t’i shfaq aftësitë e tij për ta shpëtuar produktin që për pak sa nuk i ra në tokë, ndërsa videoja e tij është bërë virale në mediat sociale, dhe deri më tani është shikuar mbi 500 mijë herë. /Telegrafi/