LAJMI I FUNDIT:

Vdes pronari milioner, një pjesë të trashëgimisë ua la punëtorëve

Vdes pronari milioner, një pjesë të trashëgimisë ua la punëtorëve

Një sipërmarrës i pasur, Luciano Tamini, i cili ndërroi jetë në moshën 85 vjeçare, përpara se të vdiste i la trashëgimi një pjesë të pasurisë punonjësve të tij.

Në testamentin e tij ai la 15.000 euro për çdo punonjës dhe 10.000 euro për çdo nëpunës, përcjell bw.

Fjalët e tij të shkruara në testament ishin: “Është e drejtë që kush merr më pak, të shpërblehet më shumë”.


Në testament kishte shprehur dhe dëshirën që punonjësit të kishin një pushim tetë orësh, nëse do të dëshironin të merrnin pjesë në funeralin e tij, dëshirë që drejtuesit e ndërmarrjes e plotësuan.

Me vdekjen e babait, Luçiano megjithëse më i vogli i tre vëllezërve, merr në moshën 21 vjeçare drejtimin e ndërmarrjes duke e shndërruar në lider botëror të prodhimit të transformatorëve, me tregje nga SHBA deri në Iran.