LAJMI I FUNDIT:

Gjykata Supreme pranon si të bazuara dy ankesa, hedh poshtë tri të tjera

Gjykata Supreme pranon si të bazuara dy ankesa, hedh poshtë tri të tjera

Gjykata Supreme ka vendosur lidhur me ankesat e subjekteve politike kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), duke i pranuar dy ankesa si të bazuara dhe duke hedhur poshtë tri të tjera.

Ankesa e Jollxhi Shalës nga subjekti politik Kosovaki Nevi Romani Partia (KNRP), është pranuar si e bazuar.

Ankesa e kandidatit për deputet Vehbi Imeri nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, është pranuar si e bazuar.


Ndërkaq, është refuzuar si e pathemeltë ankesa e kandidates së koalicionit LDK-AKR-Alternativa, Myzejene Selmani.

E pabazuar është edhe ankesa e Slavko Simic nga Lista Serbe dhe ankesa e kandidatëve për deputetë, Fadil Aliu, Muhamet Mustafa, Nuredin Ibishi dhe Besnik Krasniqi.