Bernard Guetta
Nuk ishte thelbi i fjalës së tij, por argumenti nuk u injorua. Duke iu drejtuar të dy dhomave të parlamentit të hënën, Emmanuel Macron foli edhe për Evropën dhe politikën e jashtme, me qëllim ritheksimin e prioritetit të një “ringjalljeje” politike të Unionit, si dhe duke thënë dy fraza për Lindjen e Mesme, që meritojnë të përmenden dhe të diskutohen.
“Në këto rajone duhet të dimë të bisedojmë me të gjithë fuqitë e përfshira, për të gjetur gjuhën e përbashkët dhe për të ndërtuar të ardhmen”, tha Macron. “Unë nuk propozoj që të zëvendësojmë me kombe të tjera, duke imponuar parimet dhe vlerat tona, sepse nuk duam të tjera shtete të dështuara”.
Sigurisht, duhet folur me të gjitha shtetet e Lindjes së Mesme, po përse vetëm me institucionet, kur faktori i ri në rajon është zgjimi i popujve?
Pas revolucionit të gjelbër që tronditi Iranin në vitin 2009, të gjitha vendet e Islamit kanë parë rritjen e lëvizjeve, që janë të frymëzuara nga idealet universale të lirisë, sundimit të ligjit dhe demokracisë.
Dy vjet pas Iranit, erdhën revolucionet arabe. Dy vjet pas revolucioneve arabe, erdhën demonstratat në Sheshin Taksim në Stamboll. Më pak se dy muaj më parë, Irani u mobilizua edhe një herë për të ri-zgjedhur në raundin e parë, reformatorin Hassan Rohani si president të republikës.
Me përjashtim të Tunizisë, të gjitha këto lëvizje u shtypën egërsisht, por duhet të jesh i verbër dhe i shurdhër, që të mos e kuptosh se herët a vonë do të rikthehen, për shkak se gjeneratat e reja të muslimanëve nuk duan të jetojnë nën diktatura dhe terrorin e xhihadit. Poshtë hirit vazhdon të digjet me veten, një revolucion demokratik në botën islame. Prandaj, nuk e kuptoj pse Franca duhet të flasë vetëm për shtetet e Lindjes së Mesme dhe diktaturat e tyre, duke injoruar një rini që ndan vlerat tona.
Në këtë mënyrë Parisi vë bast për të kaluarën, jo të ardhmen.
Emmanuel Macron nuk dëshiron një tjetër Siri, një tjetër Libi, një tjetër shtet të dështuar. Por, Siria është një shtet i dështuar për shkak të diktatorit të saj, dhe Libia do të ishte në të njëjtën gjendje si Siria, nëse Muamar Gadafi do të ishte ende në komandë. Në qoftë se vendi është në anarki të plotë, kjo ka ardhur për shkak se fuqitë e mëdha kanë bërë një hap prapa, pas vdekjes së diktatorit, në vend që të angazhoheshin për stabilizimin e vendit.
Macron duket i bindur se ishte intervencionizmi perëndimor që lëshoi kaosin në Lindjen e Mesme. Por, nëse është e vërtetë se aventura e Irakut e Xhorxh Bushit e ka precipituar situatën, ky kaos është para së gjithash fryt i lodhjes së diktaturave, padurimit të popujve ndaj tyre dhe një ndryshimi të gjeneratave.
Këtë rajon nuk do ta stabilizojmë duke i vënë një kapak, por duke shoqëruar evoluimin e tij. Kjo do të thotë që duhet të flasim me shtetet e Lindjes së Mesme, por edhe t’u themi popujve të këtyre vendeve se Franca dhe Evropa, si demokraci, janë në mbështetje të dëshirës së tyre për ndryshime demokratike. /France Inter/bota.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
KQZ njofton se javën e ardhshme fillon numërimi i votave me kusht dhe atyre nga diaspora

"Nuk është aq i rëndësishëm sa për të qenë pjesë e takimeve", Trump vazhdon ta godasë Zelenskyn

Bie numri i përfituesve të ndihmës sociale në Kosovë, shtohen pensionistët e moshës

Gjykimi ndaj Rrahim e Ilir Abdullahut, babai i Triumf Rizës: 'Këta kanë qenë personat kyç të bandës kriminele të Sekiraqës’

Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës