Balint Magyar
Pas rënies së komunizmit, shumë prej nesh në Evropën Qendrore dhe Lindore kishim shpresuar se rajoni do të shkonte drejt demokracisë liberale, dhe se çdo pengesë në rrugën drejt këtij qëllimi mund të kapërcehej. Por, në shumë vende ish-komuniste, sistemet e vjetra të patronazhit dhe korrupsionit kanë mbijetuar dhe kanë marrë forma të reja. Ajo që menduam se ishte një fazë kalimtare, është shndërruar në një gjendje të përhershme të gjërave.
Konsideroni Hungarinë, që është bërë shtet mafioz gjatë shtatë viteve të sundimit të Viktor Orbanit si kryeministër. Hungaria është unike, në kuptimin që lëvizi drejt demokracisë liberale dhe u bashkua me Bashkimin Evropian, përpara se të ndryshonte kursin dhe të shkonte drejt autokracisë. Pjesa tjetër e shteteve-mafioze të rajonit, të tilla si Rusia, Azerbajxhani dhe republikat e tjera sovjetike të Azisë Qendrore, ose kaluan një periudhë fluksi oligarkik, ose morën një rrugë direkte, nga diktatura komuniste, tek sipërmarrja kriminale. Në këto vende, oligarkët dhe bota e organizuar e krimit nuk e kanë kapur shtetin; ajo që ka ndodhur është që një “botë e sipërfaqshme” e organizuar e elitave, ka kapur ekonominë, përfshirë edhe vetë oligarkët. Rezultati është një përzierje midis një organizate kriminale dhe një shteti të privatizuar dhe parazitar.
Shumica e analizave të autokracive postkomuniste kanë tendencë të përqendrohen në institucionet politike dhe ideologjitë ku mbështetet shteti. Por, ndërsa këto regjime bëjnë apele populiste, ato nuk nxiten nga ideologjia. Shqetësimi i tyre kryesor është të konsolidojnë fuqinë e sunduesit dhe pasurinë personale, nëpërmjet çfarëdolloj mjeti të nevojshëm.
Në shtetet mafioze të sotme, vendimet kyçe merren nëpërmjet mekanizmave informale, të krijuara nga regjimi, dhe jo nga institucionet zyrtare. Sa i përket strukturës dhe kulturës, këto aranzhime ngjajnë me një familje të adoptuar, të cilën regjimi e krijon duke zëvendësuar sistematikisht elitat politike dhe ekonomike.
Në një demokraci, këto elita do të ishin aktorë autonomë. Por, në një shtet mafioz, pozicioni i tyre përfshihet në një sistem varësie patron-klient, shpesh përmes sulmeve ndaj korporatave të udhëhequra nga regjimi. Teknika klasike e mafies, e detyrimit fizik, është zëvendësuar me një formë “të ligjshme” imponimi, të mbikëqyrur nga autoritetet publike.
Nuk ka dyshim, korrupsioni është endemik në vendet e tjera postkomuniste që janë bashkuar me BE-në, si Rumania dhe Bullgaria. Por, për shkak se këto vende kanë sisteme proporcionale zgjedhore dhe fuqi të ndarë ekzekutive, asnjë rrjet qendror patronazhi nuk është shfaqur.
Ndryshe nga Jarosłav Kaczynski, udhëheqësi fanatik ideologjik de facto i Polonisë, Orban është një cinik. Lloji i regjimit autokratik që ai po përpiqet të krijojë në Hungari është shumë i ndryshëm nga i Kaczynskit në Poloni, pavarësisht ngjashmërive ideologjike. Ndërsa, regjimi i Orbanit kërkon pasuri dhe mbështetet nga një familje politike e adoptuar, që vepron jashtë kufizimeve të institucioneve zyrtare, Kaczynski po kryen një eksperiment konservativ-autokratik, i cili nxitet po aq nga ideologjia, sa edhe nga kërkimi i pushtetit.
Në zgjedhjet parlamentare të Hungarisë në vitin 2010, partia e Orbanit, Fidesz, fitoi 53 për qind të votave dhe 263 nga 386 vendet në Asamblenë Kombëtare. Orbani e përdori këtë pozitë të fortë për të ndryshuar kushtetutën, për të emëruar ndjekës besnikë në institucionet demokratike, që përndryshe do të kishin kontrolluar pushtetin e tij dhe për të manipuluar ligjet zgjedhore, me qëllim çimentimin e sundimit të tij. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2014, FIDESZ kishte nevojë vetëm për 44% të votave për të ruajtur kontrollin.
Shteti mafioz i Orbanit do të jetë shumë i vështirë për t’u shpërbërë. Rrjeti i tij i patronazheve piramidale, i ngjashëm me atë të krijuar nga Vladimir Putini në Rusi, duket pothuajse i pathyeshëm. Në Ukrainë, duhet të theksohet, revolucionet janë kërkuar – së pari nën Leonid Kuchmanin, dhe më pas nën Viktor Yanukovychin, për të parandaluar krijimin e një sistemi të tillë (ende mbetet për t’u parë, nëse një përpjekje e tretë po zhvillohet sot).
Do të jetë e pamundur të largohet Orbani nga pushteti, për sa kohë që ai mund të manipulojë zgjedhjet në Hungari. FIDESZ ka shtrënguar kontrollin e tij mbi gjyqësorin dhe ka politizuar zbatimin e ligjit, duke e kthyer zyrën e kryeprokurorit, në atë që është në thelb një krah i partisë. Për më tepër, shumica e gazetave dhe radiostacioneve tani janë në pronësi të oligarkëve pranë Orbanit, dhe televizioni shtetëror është bërë mjet propagande qeveritare.
Vlerat e përbashkëta që BE u krijua për të mbështetur, janë dëmtuar rëndë në Hungari. Në përgjigje të kësaj, BE mund t’i kërkojë Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, që të investigojë shkeljet e Hungarisë të rregullave të BE, ose një prokuror i nivelit të BE, mund të nisë veprime civile ose penale kundër keqpërdorimit të fondeve të BE-së, nga Hungaria.
Por, deri tani, BE ka hezituar të ndërmarrë veprime serioze ndëshkuese kundër regjimit të Orbanit, sepse nuk dëshiron të rrezikojë që Hungaria të shkojë në krahët e Rusisë. Dhe pranimi i heshtur i BE për një “Evropë me shumë shpejtësi”, nënkupton se ajo mund të bashkëjetojë me një zonë tampon shtetesh anëtare gjysmë autokratike, në kufirin e saj lindor.
Prandaj, Orbani tani kryeson atë që me krenari e quan një “demokraci joliberale”, e cila po udhëheq një “hapje drejt Lindjes”. Strategjia e tij përballë BE-së është shantazh. Ai kërkon që fondet e BE-së të sigurohen pa detyrime, ndërkohë që sinjalizon se me kënaqësi do t’ia shiste besnikërinë Rusisë.
Siç ka thënë shkrimtari hungarez Miklos Haraszti, Hungaria është “duke lundruar në një anije perëndimore, e shtyrë prej erërave lindore”. Tani që ligji i sundimit ka zëvendësuar sundimin e ligjit, anija demokratike e Hungarisë mund të jetë nisur në det të hapur. /Project Syndicate/bota.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

Olta magjeps me dukjen perfekte gjatë pushimeve në Kubë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë