LAJMI I FUNDIT:

Pse meshkujt përjetojnë më shumë orgazma sesa femrat

Pse meshkujt përjetojnë më shumë orgazma sesa femrat

Ekziston diferenca në rrogë për punën e njëjtë mes dy gjinive – gjë të cilën nuk mund ta mohojmë dhe është problem që duhet rregulluar sa më parë – por ekziston edhe një diferencë tjetër mes dy gjinive, për të cilën nuk po flitet dhe aq.

Fjala është për diferencën në përjetimin e orgazmave, ku meshkujt përjetojnë më shpesh orgazëm gjatë seksit sesa femra. Fjala është për të gjithë meshkujt, qofshin ata gej, heteroseksual apo biseksual.

Një raport i publikuar këtë vit kishte raportuar se 95 për qind e meshkujve heteroseksualë kishin thënë se gjithmonë ose zakonisht përjetojnë orgazëm gjatë seksit, krahasuar me vetëm 65 për qind të femrave që e kishin thënë të njëjtën gjë.


E arsyeja për këtë, sipas psikologut David Frederick, është për shkak se zakonisht është një partner i cili dëshiron më shumë seks se tjetri, e ai rastis të jetë mashkulli.

Përveç kësaj, arsyeja se përse femrat përjetojnë orgazëm më rrallë mund të jetë edhe për shkak të imazhit të trupit apo anatomisë. /Telegrafi/