LAJMI I FUNDIT:

Kelmendi: Votat e Fjalës, janë transferuar tek partitë tjera

Kelmendi: Votat e Fjalës, janë transferuar tek partitë tjera

Kryetari i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi thotë se koalicionet PDK-AAK-Nisma dhe LDK-AKR-Alternativa e kanë dëmtuar partinë e tij duke ia mohuar të drejtën e të pasurit komisionerë në vend votime.

Kelmendi në një intervistë për KosovaPress ka thënë se dëmtimi i Fjalës ka vazhduar edhe gjatë ditës së zgjedhjeve duke i shpallur të pavlefshme votat e tyre dhe duke i transferuar votat e Fjalës tek partitë tjera.

“Do të thotë koalicioni i PDK-së, koalicioni i LDK-së dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë marr vendim që në çdo vendvotim t’i kenë nga 3 komisionerë secila parti 3+3+2, ndërsa neve na ka lënë pa asnjë komisioner. Qysh në fillim të procesit zgjedhor e kanë dëmtuar partinë Fjala. Dëmtimi i dytë na ka ardhur në fazën e numërimit ku dëmtimi është bërë në tri forma, fillimisht duke i bërë të pavlefshëm fletëvotimet e partisë Fjala, pastaj forma e dytë ka qenë duke i transferuar tek partitë e tjera dhe forma e tretë duke mos i deklaruar fare. Do të thotë në këtë formë na kanë dëmtuar neve si parti ”, tha ai.


Kelmendi, përveç koalicioneve dhe partive politike ka akuzuar edhe Komisionin Qendror Zgjedhor se ata e kanë caktuar formulën e komisionerëve për koalicionet dhe partitë sikur në odë të burrave, kështu duke iu krijuar atyre një terren shumë të mirë për fitore.

Kryetari i Fjalës tha se akuzat e tij drejtuar koalicionit PDK-AAK-NISMA dhe LDK-AKR-Alternativa dhe Vetëvendosjes i ka të bazuara në deklarimet e komisionerëve të tyre të cilët sipas Kelmendit kanë pranuar se kanë manipuluar me votat e partisë Fjala.

Kelmendi pretendon se edhe gjatë fushatës është zhvilluar një propagandë e ashpër nga koalicionet PAN, LAA dhe Lëvizja Vetëvendosje ndaj partisë Fjala se kinse është parti e re dhe nuk e kalon pragun zgjedhor.

Lideri i Fjalës është skeptik edhe për formimin e qeverisë së ardhshme. Për formimin e Qeveria ai dha dy mundësi, krijimi i një qeverie të brishtë ose zgjedhje të jashtëzakonshme.

Në trend Lajme

Më shumë
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Lajme
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

Politikë
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

Lajme
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Lajme
Tomë Gashi: Vetëvendosje dëshiron me formu një SPAK në Kosovë

Tomë Gashi: Vetëvendosje dëshiron me formu një SPAK në Kosovë

Drejtësi
Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Drejtësi
Kalo në kategori