Emisioni ‘Fiks Fare’ solli mbrëmjen e së mërkurës rastin e banorëve të lagjes numër 4 në Bashkinë e Kamzës, të cilët kundërshtojnë ndërtimin e një fabrike shkrirjeje në lagjen e tyre.
Ata thanë për Fiksin se ndihen të rrezikuar nga tymërat dhe ndotja. “Ku do t’i rrisim fëmijët? Për ata kemi më shumë frikë, se ne e kaluam tonën”, tha një e moshuar.
Të tjerë banorë pohuan se e kanë shumë pranë shtëpive fabrikën dhe kjo përbën një rrezik shumë të madh.
“Tri gra kanë dashur të vrasin veten para disa ditësh, këtu para fabrikës, se vihet në rrezik jeta e fëmijëve të tyre”, tha një tjetër banor.
Të zhgënjyer nga indiferenca e baskisë, ata rrëfyen se nuk kanë vajtur fare të ankohen aty.
“Nuk shkojmë të ankohemi se Xhelali është në krahun e tyre, pse të shkojmë kot? Kemi vajtur në polici dhe asgjë nuk është bërë”, tha një prej tyre.
Pas ankesës së banorëve, gazetarët e Fiksit kërkuan një përgjigje në Bashkinë e Kamzës. Këtu, gazetarëve iu kërkua të shkonin tek fabrika në orën 12:00, pasi në këtë orë do të kishte një takim mes banorëve, përfaqësuesve të Ministrisë së Mjedisit dhe Bashkisë.
Bashkë me banorët gazetarët pritën të zhvillohej takimi, i cili nuk u mbajt kurrë. I kontaktuar në telefon, drejtori i Urbanistikës në Bashkinë Kamëz, Arber Tola deklaroi se takimi u anulua sepse nuk kishin ardhur përfaqësuesit e Ministrisë së Mjedisit, ndërsa punonjësit e bashkisë ishin paraqitur në orar.
Pas kësaj telefonate, gazetarët shkuan në Bashkinë Kamëz. Përgjegjësi i Zyrës së Urbanistikës, Armir Zere tha për Fiksin se“Bashkia ka dhënë këtë leje ndërtimi, pasi kjo është një zonë industriale, ndërsa përsa i përket ndotjes, për këtë duhet të verifikojë Ministria e Mjedisit”.
Zoti Zere iu vuri në dispozicion gazetarëve edhe një dokument të cilësimit të asaj zone, në të cilin thuhej se në atë zonë janë zero banorë.
Pas këtyre fakteve, emisioni investigativ kërkoi një përgjigje në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit. Drejtori i këtij institucioni, Julian Beqiri tha se “Ne nuk kemi dhënë akoma një leje mjedisi për këtë fabrikë. Më datë 10.04.2017 është zhvilluar takimi me banorët dhe bashkinë, për këtë disponojmë dhe dokumente, por që të merret leje do kalojnë edhe disa procedura të tjera”. /tch/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Çfarë ndodh me trupin nën ndikimin e anestezisë, çfarë përbërje ka dhe pse i humbasim ndjenjat? Të gjitha i sqaron anesteziologu Gazmend Spahija
Pse EULEX-i përforcoi Njësinë e Specializuar Policore në Kosovë, flet eksperti i sigurisë
Histori prekëse: Si ndikoi babai i Gazmir Racit në kthimin e Driton Kukës në Kosovë
Presidenti i Bangladeshit i kërkon Kosovës të blejë nga vendi i tij veshje dhe barna
Gjatë vitit 2024, Serbia i pasivizoi 422 adresa të shqiptarëve në Bujanoc
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri