LAJMI I FUNDIT:

Problemet e Mercedesit, ende për t’u zgjidhur

Problemet e Mercedesit, ende për t’u zgjidhur

Drejtuesi kryesor i Mercedesit, Toto Wolff ka thënë se ende ekzistojnë pikëpyetje mbi konfigurimin optimal të njëvendëshes gjermane, pavarësisht se dy makinat përfunduan në dy vendet e para në Çmimin e Madh të Kanadasë.

Kampionët e botës rikuperuan atë që u konsiderua si një performancë e dobët në Monako, një garë e rrallë ku Mercedesi nuk çoi asnjë nga dy pilotët e tij në podium, e duke i ngjitur Hamiltonin e Bottasin në vendet më të larta të podiumit në Kanada.


Wolff pranoi më vonë se ekipi ka punuar 24 orë në ditë në 7 ditë të javës, që pas disfatës në Principatë, për të zgjidhur problemin me temperaturën optimale të gomave, që ka sjellë një kthesë thuajse 180 gradë në performancën e fundit. Por Wolff refuzon të thotë se, vetëm me këtë performancë të mirë, skuderia ia ka hedhur paq.

Edhe pse rezultatet duken të rëndësishme në letër, përpjekjet e Mercedesit u ndihmuan disi edhe nga gabimi i Sebastian Vettel, që e bëri atë të humbiste shumë vende pas nisjes, sikurse edhe nga tërheqja e Max Verstappen nga vendi i dytë qysh në xhirot e para. /tch/

Në trend Sport

Më shumë
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori