Është bërë inaugurimi i fabrikës së parë për përpunimin e arrave dhe lajthive ‘Ko’Nuts’, kompani aktualisht ka punësuar 13 punëtorë dhe gjendet në Graçanicë.
Projekti i themelimit të fabrikës Ko’Nuts është mbështetur nga Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat-PPSE dhe financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë.
Bashkëthemeluesi i Ko’Nuts, Betim Selmanaj, tha se kjo është kompania e parë e përpunimit të lajthive dhe arrave në rajonin kosovar. Ai tha se qëllimi i tyre është të zgjeroj aktivitetin biznesor në njësi të përpunimit të lajthive dhe të arrave.
“Kompania ‘Selman’s Network’ ka arritur të fuqizojë një numër biznesesh të profileve të ndryshme duke ua mundësuar të njëjtave të bëhen liderë të besueshme në sektorët e tyre. Aktualisht qëllimi i ‘Selman’s Network’ është të zgjeroj aktivitetin biznesor në njësi të përpunimit të lajthive dhe të arrave duke ndërtuar fabrikën e parë në Kosovë për përpunimin e lajthive dhe arrave. Ky proces përfshinë blerjen e lajthive dhe arrave nga plantacionet kosovare, kategorizimin, thyerjen dhe procesin e heqjes së lëvozhgës, konservimin, paketimin dhe shitjen fillimisht në tregun lokal, me kalimin e viteve një pjesë e prodhimit do të ofrohet edhe për tregjet e huaja”, tha Selmanaj.
Ai tha se duke e pas parasysh që në këtë kompani janë investuar rreth 300 mijë euro, parashikojnë shtim të hyrave pas një viti si dhe krijim të vendeve të reja të punës.
“Duke e përshtatur fabrikën si dhe duke blerë pajisjet e nevojshme për përpunim kompania ‘Selman’s Network’ parashikon shtim të hyrave menjëherë pas një viti me mbi 165 për qind, e gjithë kjo automatikisht përkthehet në hapjen e vendeve të reja të punës duke u bazuar në bilancin gjinor dhe komuniteteve në Kosovë. Kjo do i mundësoj kompanisë prodhimin e sasive të nevojshme për eksport, gjithashtu kjo është për herë të parë në Kosovë një fabrikë përpunimi”, tha ai.
Ndërsa, Stefan Butcher, nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, tha se është shumë i nderuar që merr pjesë në inaugurimin e fabrikës për përpunimin e arrave dhe të lajthive. Po ashtu, ai tha se kjo kompani e jep shembullin më të mirë të zgjerimit të sektorit privat.
“Selman’s është një kompani e shkëlqyer e cila na jep shembullin më të mirë të zgjerimit të sektorit privat dhe të mundësive të punësimit për njerëz për punë sezonale dhe për persona me kontratë afatgjate. Ata na tregojnë se është e mundur të bëhet biznes, disa nga ne ndoshta e fajësojmë motin e keq, sistemin bankar, mungesën e vullnetit politik, megjithatë po e shohim që ka mundësi të zhvillimit të këtij sektori”, tha ai.
Menaxherja e projektit në PPSE, Sigrid Meijer, tha se qëllimi i tyre që kanë mbështetur themelimin e kësaj kompanie është që të krijojnë vende të reja të punës.
“Qëllimi ynë është që ne të krijojmë vende të reja të punës dhe shohim që sektori privat ka shumë rëndësi për zhvillimin dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Fondi i mundësisë është një fond i cili përballet me riskun e kompanive të cilat janë në këtë sektor dhe jemi të kënaqur të zhvillojmë këtë sektor”, tha ajo.
Projekti i themelimit të fabrikës Ko’Nuts është mbështetur nga Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat-PPSE dhe financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
1 Maji, Kurti thërret për solidaritet dhe organizim sindikal
Dita e punëtorëve, Tahiri: Sot nuk ka vend për festë – Qeveria mund të festoj dështimet
UBT ndan çmimin më të lartë institucional për Rektorin e Trakya Üniversitesi, Prof. Dr. Erhan Tabakoğlu dhe bën hapjen e Teknoparkut Ndërkombëtar
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Rotary Club Prishtina Garden, klubi më i ri i Rotary në Kosovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit