Kosova dhe Shqipëria po gëlojnë nga fushatat intensive elektorale, që po zhvillojnë forcat politike në të dyja anët e Drinit. Vende të varfra ekonomikisht, por të pasura me para për fushata, të ashpra me akuza e kundërakuza, të “guximshme” me sulme e kundërsulme, por edhe intensive me premtime të bujshme e të zbrazura.
Në zgjedhjet parlamentare në Kosovë marrin pjesë më shumë se çdo herë tjetër, kandidatë me prejardhje nga trevat shqiptare në Serbi. Kjo përbën një shpresë për popullatën shqiptare autoktone në Serbi, se problemet e tyre tashmë do të kenë edhe një zë më të fortë për t’u përcjellë në forumin më të lartë politik të Kosovës, me besimin se çështjet dhe shqetësimet e tyre do të merren në konsideratë dhe do të trajtohen për zgjidhje.
Zotimet për popullatën shqiptare në Serbi, ndër më të diskriminuarat në rajonin e Ballkanit, janë bërë pjesë e diskurseve dhe fjalimeve elektorale të liderëve politikë në Kosovë. Haradinaj thotë se “…nuk ka logjikë që shteti ynë i Kosovës sot mos me i kuptuar drejt preshevarët. Nuk mundesh me i lanë në vendin e vet, duke ua refuzuar shtetësinë e Kosovës…” dhe se atyre ju duhet dhënë shtetësia e Kosovës. Hoti, kandidati tjetër për kryeministër deklaron se programi i LDK-së, i partisë që ai përfaqëson, siguron barazi dhe trajtim të njëjtë të qytetarëve të Luginës, si në të bërit biznes, si në shëndetësi, pjesëmarrje në projekte zhvillimore dhe trajtim të veçantë të të rinjve që studiojnë në Republikën e Kosovës. Ndërsa, Vetëvendosja ka shtrirë vizualisht fushatën e saj edhe në Preshevë, ku gjenden të përhapura gjerësisht pankarta të mëdha me fotot e kandidatëve të saj për në parlamentin e Kosovës dhe deklaron se çështja e shqiptarëve në Serbi do të jetë kusht për negociatat me Serbinë.
Por, të gjitha këto mbeten vetëm premtime elektorale, se askush prej tyre nuk parashtron se me cilët mekanizma dhe mjete do të mund të realizojnë këto premtime, njëkohësisht përse nuk i kanë realizuar deri më sot. Politika e Kosovës ka shfaqur në këto nëntë vite pavarësi mungesë vëmendjeje dhe kujdesi për shqetësimet e mëdha të shqiptarëve në Serbi. Hapat e ndërmarrë prej tyre kanë sjellë shumë pak zgjidhje dhe rezultate konkrete, ndaj problemet më të rëndësishme që kanë shqiptarët e Medvegjës, Bujanovcit dhe Preshevës vijojnë të jenë dukshëm prezent.
Ndërkohë, në Shqipëri, premtimet elektorale të forcave më të mëdha politike mbizotërohen nga çështje të politikës së brendshme. Edhe pse për qeverinë e Tiranës, mbrojtja e të drejtave të shqiptarëve në trojet e tyre autoktone në Ballkan përbën detyrim kushtetues, problematikat e tyre janë eklipsuar nga lufta e brendshme politike për zgjerim territori.
Por, shqiptarët e Medvegjës, Bujanovcit dhe Preshevës vijojnë t’i kenë sytë e shpresës dhe të mendjes nga Tirana dhe Prishtina; vijojnë ta mbajnë ngushtësisht të lidhur ardhmërinë e tyre me dy shtetet shqiptare; vijojnë të besojnë se rritja e përkrahjes dhe e mbrojtjes për ta, nga dy qeveritë do të sjellë një ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e jetëve të tyre; vijojnë të kenë bindjen e fortë se hallet dhe dertet e tyre mund të kenë një fund dhe zgjidhje, nëse nga drejtuesit shqiptarë të Shqipërisë e Kosovës do të marrin më shumë ndihmë e mbështetje; vijojnë ta vrasin me dhembje e forcë varfërinë, padrejtësinë, diskriminimin, shkeljen e të drejtave, mosrespektimin e lirive themelore, se ende thellë në botëkuptimin e tyre nuk e kanë humbur shpresën se trojet e tyre do të lulëzojnë.
Problemet e shqiptarëve në Serbi janë të shumta dhe ekonomia qëndron si prioritet. Një ekonomi e zhvilluar dhe e qëndrueshme mbetet gurë themeli për frenimin e eksodit të shqiptarëve nga trojet e trashëguara nga të parët e tyre; realizimi i autostradës Durrës-Prishtinë-Nish me segment kalimi nga Medvegja, do t’i hapte kësaj krahine një tjetër perspektivë zhvillimi, duke mundësuar rritjen e investimeve dhe përmirësimin e mirëqenies së popullatës; bashkërendimi i planeve zhvillimore mes Kosovës dhe tre komunave shqiptare në Serbi, do të nxiste hapjen e vendeve të reja të punës dhe zvogëlimin e plagës së papunësisë; zgjidhja e problemeve bazike, si respektimi i të drejtës dhe i barazisë, do të ndikonte në zvogëlimin e diskriminimit, që shqiptarëve autoktonë po ju bëhet nga shteti i Serbisë; një politikë unike, me qëndrime të përbashkëta dhe e ndjekur me konsekuencë nga Tirana dhe Prishtina, do të ushtronte presionin e duhur edhe mbi zyrtarët vendorë në Medvegjë, Bujanovc dhe Preshevë, që të punonin në favor dhe në dobi të bashkëkombësve të tyre.
Ndaj shqiptarët në Serbi mbeten shpresëplotë se zgjedhjet në Kosovë dhe Shqipëri do të shërbejnë si zgjidhje potenciale dhe reale që gjendja e tyre të ndryshojë; që jetët e tyre të marrin kuptim dhe të vijojnë ekzistencën në trojet autoktone shqiptare që të parët, me besë, dashuri e besim ju lanë trashëgim.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Ish-shoku me akuza të rënda për Gjestin: Pa karakter, është sadist dhe akoma në lidhje me Diellzën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_14-18-780x439.png)
Ish-shoku me akuza të rënda për Gjestin: Pa karakter, është sadist dhe akoma në lidhje me Diellzën
![Çka e gjeti KQZ-në?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/564151-780x439.jpg)
Çka e gjeti KQZ-në?
![KQZ tregon numrin e zarfeve të anuluara me fletëvotime nga diaspora](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-4-780x439.jpg)
KQZ tregon numrin e zarfeve të anuluara me fletëvotime nga diaspora
![Kapen artefakte e monedha romake, arrestohet një person në Gjilan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/96121739460131-780x439.jpg)
Kapen artefakte e monedha romake, arrestohet një person në Gjilan
![Fletëvotimi me ngjitës, nxit debat mes vëzhguesve të PDK-së e VV-së në “1 Tetori”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-1-5-780x439.jpg)
Fletëvotimi me ngjitës, nxit debat mes vëzhguesve të PDK-së e VV-së në “1 Tetori”
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/SINJOOOOO.jpg)
"Mos u dorëzo", Stresi i dërgon befasi nga ajri Gjestit në Big Brother VIP Albania 4
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eggli-780x439.jpg)
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-780x439.png)
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-780x439.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/FOTO-Ilustruse-780x439.jpg)
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
![Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hyjukl-780x439.jpg)
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi