LAJMI I FUNDIT:

Lunaçek uron për zgjedhjet, ka një mesazh për Kosovën

Lunaçek uron për zgjedhjet, ka një mesazh për Kosovën

Nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek, njëherësh edhe raportuese për Kosovën në këtë parlament, u kërkon partive të Kosovës që të formojnë shpejt një qeveri të re me frymën evropiane.

Ekskluzivisht për arbresh.info ajo ka uruar për qytetarët e Kosovës dhe partitë politike për këto zgjedhje  duke i vlerësuar “në përgjithësi të organizuara mirë dhe funksionale.”

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ishte i suksesshëm në organizimin e këtyre zgjedhjeve të parakohshme në një periudhë të shkurtër kohore. Gjithashtu deklaroj me kënaqësi se shumica e procesit ka ndodhur në një atmosferë paqësore”, është shprehur Lunaçek.


Sipas saj, kjo është inkurajuese për zhvillimin e vazhdueshëm demokratik të Kosovës.

“Po ashtu mirëpres pjesëmarrjen në rritje të komunitetit serb të Kosovës si shenjë pozitive të angazhimit të tyre të mëtejshëm me institucionet e vendit, megjithëse akte të ndryshme të frikësimit ndaj kandidatëve të komunitetit serb të Kosovës në konkurrencë me Listën Srpska”

Ajo thekson se “sot puna për të mirën e vendit dhe qytetarëve të saj duhet të fillojë përsëri” duke bërë një thirrje për përfaqësuesit politik, shkruan arbresh.info.

“Prandaj i bëj thirrje partive të Kosovës që të formojnë shpejt një qeveri për të trajtuar sfidat e ndryshme dhe për të vazhduar rrugën e Kosovës në BE”.

Qeveria e ardhshme, sipas saj, duhet të fokusohet në krijimin e kushteve më të mira ekonomike dhe sociale, si dhe të punojë më shumë në arsim dhe shëndetësi.

“Kjo është ajo që qytetarët kërkojnë! Kjo është ajo që miqtë e Kosovës në BE duan për qytetarët e Kosovës”.

Ish-qeveria dhe Kuvendi i Kosovës kanë humbur shumë kohë gjatë viteve të fundit, vlerëson Lunaçek, duke shtuar se dy standardet e mbetura për liberalizimin e vizave mund dhe duhet të përmbushen së shpejti nga Kosova.

“Ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit kufitar me Malin e Zi është një domosdoshmëri si rekordi i përmirësuar i bindjeve të nivelit të lartë për korrupsionin dhe krimin e organizuar. Qeveria e ardhshme duhet të sigurojë një rezultat të mirë të këtij procesi të liberalizimit të vizave në mënyrë që të hapë rrugën për udhëtimin pa viza për qytetarët e Kosovës sa më shpejt që të jetë e mundur”, thotë Lunaçek për arbresh.info.

Ajo ka paralajmëruar se këtë javë Parlamenti Evropian do të miratojë gjithashtu raportin e saj për përparimin e Kosovës drejt BE.

“Ky votim do të dërgojë edhe njëherë një sinjal të fortë se e ardhmja e një Kosove të pavarur qëndron në Bashkimin Evropian. Partitë dhe politikanët e Kosovës janë të nxitur që t’i përgjigjen këtij sinjali nga pala e PE në një mënyrë konstruktive dhe frymës evropiane”./arbresh.info/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?

Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?

Shëndetësi
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen

Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen

Kronika e Zezë
Zyrtari amerikan, Richard Verma pritet në takim nga presidentja Osmani

Zyrtari amerikan, Richard Verma pritet në takim nga presidentja Osmani

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Kalo në kategori