LAJMI I FUNDIT:

Momenti prekës, kur i riu në 16-vjetorin e lindjes merr një dhuratë nga babai i tij i ndjerë (Video)

Momenti prekës, kur i riu në 16-vjetorin e lindjes merr një dhuratë nga babai i tij i ndjerë (Video)

As që kishte ëndërruar që pikërisht babai i tij i ndjerë, do t’i jep dhuratën më të mirë për ditëlindjen e 16-të.

Jonathan që është adhurues i flaktë i muzikës metal, nuk kishte mundur në asnjë mënyrë të pajtohet me vdekjen e babai të tij, dhe për këtë as që kishte dashur ta festojë ditëlindjen dhe nuk i interesonin fare dhuratat, transmeton Telegrafi.


Megjithatë, ai ka marrë një dhuratë që ia kishte lënë pikërisht babai i tij i ndjerë.

“Sot është ditëlindja e 16-të e vëllait tim të vogël dhe është ditëlindja e parë që e feston pa babanë. Një muaj më parë e kam regjistruar në kursin për kitarë, kurse instruktori i tij më ka thënë se duhet të shoh diçka. Kur u futa brenda e pashë kitarën që ia kishte blerë babai para se të vdiste. Thjesht nuk mund të besoja. Kështu pasi e mora pas përfundimit të shkollës, e dërgova drejt në qendrën ku ushtron për kitarë. Aty e priste një befasi e këndshme”, ka deklaruar motra e tij.

Babai i tyre disa ditë para vdekjes i kishte blerë një kitarë birit të tij, dhe e kishte fshehur në qendrën ku ai ushtron për kitarë, dhe kur ia dorëzuan dhuratën e babait, nuk mund të ndalte lotët. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë
Rusia sulmon me dronë iranian Ukrainën

Rusia sulmon me dronë iranian Ukrainën

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Kalo në kategori