Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviq, ka shfrytëzuar të drejtën e tij për të votuar, ku pasi që ka votuar ka thënë se pret që zgjedhjet të kalojnë mirë dhe të mos ndodhin presionet e institucioneve.
Ai tha se kanë punuar në interes të serbëve dhe se do të vazhdojnë të punojnë që të formojnë Asociacionin e Komunave Serbe.
“Para së gjithash pres që zgjedhjet të kalojnë mirë pa asnjë presion, që mos të ndodhin presionet e institucioneve dhe njerëzit të bëjnë atë që donë në mënyrë që zgjedhjet të kalojë sa në mënyrë më të rregullt. Pres që njerëzit të tregojnë përgjegjësi siç kanë treguar më herët ta kryejnë detyrën e tyre dhe se ajo çka mendojnë ata do të shihet sonte. Ne kemi punuar në interesin e serbëve pa mbështetje pa asnjë interes…kjo është çka kemi punuar deri sot, kjo është ajo çka do të punojmë edhe në të ardhmen.. para së gjithash do të punojmë që ta formojmë asociacionin”, tha Stojanoviq.
Në Graçanicë, qendra më e madhe e votimit në shkollën “Mbreti Milutin” është hapur me kohë, ku menaxheri i kësaj qendre tha se ajo është hapur në kohën e paraparë, në orën 7:00.
“Në këtë vend që është më i madhi në Graçanicë qendra e votimit është hapur me kohë. Në këtë vendvotim kanë të drejtë të votojnë afër 8 mijë persona, ndërsa janë nëntë vendvotime”, tha Miletiq.
Ndër votuesit e parë në këtë shkollë ishte qytetari Miloje Mikiq, i cili tha se çdo herë voton dhe se pret një të ardhme me të mirë, më shumë drejtësi që të gjithë popujt të jetojnë njëjtë.
“Një të mirë për të gjithë popujt që jetojnë në këto hapësira.. pres të ardhme më të mirë, liri më të mirë, më shumë drejtësi. që të gjithë të jetojnë njëjtë, vetëm respekt dhe punë.. deri sot nuk kam qenë i kënaqur tash e pas ta shohim. Si të vinë në karrige na e kthejnë shpinën”, tha Mikiq.
Në këtë qendër pritet të votojnë rreth 8000 persona, ndërsa, sipas zyrtarëve të KQZ-së, në të gjitha qendrat e votimit në Graçanicë pritet të votojnë rreth 21400 persona. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025