LAJMI I FUNDIT:

Blum: Gratë në Maqedoni, nuk janë përfaqësuar mjaftueshëm në tregun e punës

Blum: Gratë në Maqedoni, nuk janë përfaqësuar mjaftueshëm në tregun e punës

Ngritje e ndërgjegjes për rëndësinë e balancës gjinore në sektorin e energjetikës dhe identifikimi i strategjive përkatëse dhe programeve që do të ndihmojnë për ndarjen e diturive dhe përvojave me liderët, të punësuarit dhe profesionistët në sektorin energjetik është qëllimi i konferencës ndërkombëtare “Gratë në energjetikë”, që sot u mbajt në Shkup në organizim të Asociacionit të shoqatave të inxhinierëve-institucioni i inxhinierisë të Maqedonisë” dhe “EVN Maqedoni”.

Pritet që konferenca e parë e këtij lloji në rajon, në të cilën ka më shumë se 140 pjesëmarrës nga katër kontinente, të ndihmojë për ndarjen e diturive dhe bashkëpunimit në ndërtimin e lidhjeve dhe zhvillimin e rrjeteve profesionale.


“Pres ligjërata të shkëlqyera, diskutim të mirë të paneleve dhe shkëmbim të opinioneve që do të mundësojnë shkëputje të shumë tabuve dhe tejkalim të paragjykimeve të çdoditshme për gratë dhe vendi i tyre në energjetikë”, tha Hristina Spasevska, profesoreshë në FIET – Shkup në hapjen e konferencës.

Ajo theksoi se si grua inxhiniere, profesoreshë dhe anëtare e organizatave profesionale nuk është ndjerë si e diskriminuar, por shtoi se gratë për dallim nga burrat kanë linjë të degëzuar jetësore, në të cilën shumë më ngadalë arrihet deri te qëllimi profesional.

Kryetari i Këshillit drejtues të EVN Maqedoni, Shtefan Peter taksoi se mosdiskriminimi dhe sjellja e njëanshme dhe veprimi ndaj grave dhe burrave nuk është opsion, por është diçka që duhet të bëhet në të gjitha sektorët afariste. Mikaela Shvajcer-Blum nga Ambasada e SHBA-së në Maqedoni, porositi se në pjesën më të madhe të shoqërive nuk janë përfaqësuar mjaftueshëm në tregun e punës.

Ajo theksoi se gratë në Maqedoni në mesatare janë të përfaqësuar me 13,5 për qind në kuadrin inxhinierik, që është më mirë nga mesatarja botërore prej 12 përqindëve dhe shtoi se ka shumë mundësi për përmirësim të kësaj shifre. Theksoi se profesionalizmi i bashkon të gjithë pa dallim të përkatësisë gjinore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Politikë
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Kalo në kategori