Kjo ngjarje ka në qendër të vëmendjes fëmijët, të cilët e zotërojnë skenën dhe dëshirojnë të fillojnë karrierën e tyre qysh tani.
Fëmijët janë ata që gjallërojnë çdo ditë, por magjia e festave merr një kuptim tjetër me ta. Një organizim i ideuar nga ‘Vija Models’ dhuron momente të bukura në një sfilate të vërtetë mode, transmeton Telegrafi.
Këtë herë, kjo agjenci, në bashkëpunim me Shkollën e Muzikës “Line Music” dhe qendrën e madhe të lodrave ‘Milenium’, më 1 Qershor do të organizojnë sfilatën e madhe për fëmijë “Prishtina Fashion Kids 2017”.
Kjo sfilatë është një mundësi e mirë për promovimin e kreatorëve shqiptarë për fëmijë para shumë personaliteteve të njohura më me ndikim si nga vendi, rajoni dhe bota.
E veçanta e këtij organizimi është se aty, 50 fëmijë modelë do ta zbukurojnë skenën, bashkërisht edhe me të ftuar special fëmijë këngëtarë.
Kjo ngjarje do të nisë në orën 17:00 në Milenium, në Ferizaj ndërsa do të vijë si një mbrëmje e bukur me rastin e festës së 1 qershori.
Ideatori i gjithë kësaj pune interesante, por edhe frymëzuese, Franqesk Frokaj, ka treguar se po bëhen përgatitjet e duhura që çdo gjë të jetë sa më bukur e në nivelin e duhur, pasi vetë agjencioni që ai drejton ka eksperiencë në organizime të tilla.
Qëllimi i këtij organizimi është të ngritët niveli i modës në Kosovë, dhe të avancohen fëmijët të cilët kanë talent.
/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëA ekziston me të vërtetë magjia e zezë apo 'sehiret' - si mund të shpëtojmë prej tyre?
Përse meshkujt vrapojnë pas prapanicës së femrës?
A e dini pse dritat në aeroplan zbehen? Nuk është ajo që keni menduar
Femrat në këto vende janë krenare për të pasmet e tyre!
Katër kristale që sjellin fat dhe energji të mirë në takimet e dashurisë
Pse duhet të mbajmë folien plastike në frigorifer?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?