Parashikimet për botën me veç katër gradë Celsius më shumë: Tokat shqiptare do të bëhen shkretëtira?! (Foto)
Një numër shumë i vogël i shkencëtarëve kanë dyshime se ndryshimi klimatik po ndodh dhe se është shkaktuar nga njeriu. Ndërkaq, shumica e njerëzve të rëndomtë vështirë e pranojnë ngrohjen globale që është pasojë e mospërfilljes së tyre ndaj shkatërrimit të natyrës.
Sipas parashikimeve, Polinezia do të zhduket e zhytur nën ujë. Pakistani dhe India e Jugut do të braktisen dhe Evropa shpejtë do të shndërrohet në shkretëtirë. Kjo është bota me veç katër gradë Celsius më e ngrohtë se tani.
Nga ana tjetër, Antarktida perëndimore nuk është më e akullt dhe e pabanuar, ndërsa Kanadaja veriore, Skandinavia dhe Siberia do të jenë hambarë dhe shtëpi e botës për qindra miliona refugjatë klimatikë që mund të arrijnë këtë rajon, transmeton Telegrafi.
Viset ku jetojnë shqiptarët në Ballkan, si shumë shtete tjera në rajon, do të jenë shkretëtira. Istra do të jetë nën det, ndërkaq një pjesë e Serbisë do të jetë burim i energjisë gjeotermale.
Nëse temperatura globale rritet me katër gradë, kjo do të çojë në rritjet e niveleve të deteve e oqeaneve për dy metra, që do të thotë se do të përmbyten zonat bregdetare ku sot jetojnë qindra-miliona njerëz. Alpet do të mbesin pa borë e edhe vendet tjera të Evropës Jugore do të bëhen shkretëtira.
Zelanda e Re, Britania e Madhe, Skandinavia, Grenlanda dhe Rusia veriore do të jenë strehë për shumicën e popullsisë së botës, sepse do të jenë vendet e vetme të banueshme.
Prandaj, nëse mendoni për trashëgimtarët, atëherë është koha për të blerë patundshmëri në Grenlandë, shkruan portali Big Thank, që bazohet në shkencëtarin e njohur Parag Khanna – ligjërues në shumë universitete të botës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin
A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?
Banorët shohin natën e parë të BBVA 3, Juli shpërthen në lot kur pa të atin: Para se të vdiste, ai më tha mos e tradhto Julin e vërtetë
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij
"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe