LAJMI I FUNDIT:

Grushti i shtetit në Turqi: Turqit kërkojnë hetime edhe në Shqipëri

Grushti i shtetit në Turqi: Turqit kërkojnë hetime edhe në Shqipëri

Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë, Adriatik Llalla zhvilloi, një takim gjatë ditës së sotme me homologun e tij turk, Mehmet Akarca, ku u diskutua mbi forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve.

Mësohet se Llalla vlerësoi bashkëpunimin e vazhdueshëm me autoritetet turke në luftën kundër krimit të organizuar dhe, në veçanti, trafikut të lëndëve narkotike. Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë i sugjeroi homologut të tij turk mundësinë për nënshkrimin e një marrëveshjeje dypalëshe, e cila do t’i shërbejë shkëmbimit në kohë reale të të dhënave hetimore për çështje me interes të përbashkët.

Ndërkohë, Prokurori i Përgjithshëm i Turqisë i kërkoi bashkëpunimin e autoriteteve shqiptare për hetimin e disa prej personave të përfshirë në ngjarjet e 15 korrikut 2016 në Turqi, për të cilët institucionet ligjzbatuese turke kanë dyshime se strehohen në Shqipëri.


Akarca foli gjithashtu për nevojën e forcimit të bashkëpunimit rajonal e më gjerë, nisur nga rreziku i përhapjes së terrorizmit në Ballkan e në Evropë.

Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë e konsideroi shumë të rëndësishme luftën e përbashkët kundër sfidave të karakterit ndërkombëtar. Llalla i prezantoi homologut të tij turk masat e marra nga ana e autoriteteve shqiptare, si edhe theksoi faktin se Shqipëria do të vijojë të japë kontributin e saj në këtë drejtim. /Top Channel/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona

Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona

Lajme
Kalo në kategori