LAJMI I FUNDIT:

“Multiversi” ekziston?

“Multiversi” ekziston?

Nuk është teoria kryesore dhe më e përhapur, por ajo ekziston dhe ka mbështetësit e saj. Bëhet fjalë për “Multiverse”, teorinë që flet për ekzistencën e një numri pafund universesh dhe realitetesh paralele. Mbështetësit më të zjarrtë të kësaj teorie kanë një arsye më shumë për të këmbëngulur në idenë e tyre.

Shkencëtarët kanë zbuluar përmes teleskopëve atë që në gjuhën shkencore e quajnë “Zonë të ftohtë”, që ndodhet rreth 1.8 miliardë vite dritë e gjerë. Nga të dhënat, studiuesit kanë përcaktuar se niveli i radiacionit në brendësi të kësaj “zone të ftohtë” është 0.00027 më pak se në periferi të saj.

Këtë ndryshim, studiuesit e argumentuan duke thënë se kjo është pasojë e dendësisë së galaksive në këtë zonë. Ata thonë se në këtë zonë janë rreth 10 mijë galaksi më pak se në zonat e tjera të universit. Por një studim i ri pretendon se kjo nuk mund të qëndrojë dhe nuk mund të shpjegohet me mungesën e materies. Kjo ka nxitur pretendime më të guximshme, sipas të cilave “zona e ftohtë” provon ekzistencën e universeve paralele.


Sipas mbështetësve të kësaj teorie, zona të tilla krijohen nga përplasja e dy universeve. “Një ndër teoritë më ekzaltuese është ajo që thotë se Zona e ftohtë shkaktohen nga përplasja e universit tonë me një univers tjetër. Nëse vëzhgimi dhe analizat e mëtejshme do ta provojnë këtë, atëherë zona e ftohtë mund të quhet pa frikë prova e parë për ekzistencën e Multiversit”, thotë Tom Shanks, astronom në Universitetin e Durhamit. /Top Channel/

Në trend Botë

Më shumë
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Evropa
Rusia e pranon fajin? Hetimet sugjerojnë se aeroplani i Azerbaijan Airlines në Kazakistan u rrëzua nga sistemi raketor rus Pantsir-S1

Rusia e pranon fajin? Hetimet sugjerojnë se aeroplani i Azerbaijan Airlines në Kazakistan u rrëzua nga sistemi raketor rus Pantsir-S1

Botë

"Heil Tesla": Foto e diskutueshme e Muskut, projektohet në fabrikën e Teslas në Berlin

Evropa
NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

Botë
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Serbia
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?

Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?

Evropa
Kalo në kategori