LAJMI I FUNDIT:

AKR dënon sulmin ndaj Arbana Xharrës

AKR dënon sulmin ndaj Arbana Xharrës

Aleanca Kosova e Re (AKR) dënon ashpër sulmin fizik të ushtruar ndaj anëtares më të re të Partisë Demokratike të Kosovës, Arbana Xharra dhe kërkon zbardhjen urgjente të rastit dhe daljes së kryerësve të sulmit para organeve të drejtësisë.

AKR konsideron se secila dhunë e ushtruar ndaj tjetrit është e pa tolerueshme e veçanërisht nëse ajo ndodh për shkak të një mendimi ndryshe apo preferencave politike të tjetrit.

AKR është e shqetësuar me dhunën brutale të ushtruar ndaj Xharrës dhe konsideron se aktet e tilla janë sulm i drejtpërdrejtë ndaj parimeve dhe vlerave të demokracisë.


Një sulm i tillë është i papranueshëm dhe i dënueshëm me legjislacionin në fuqi, ftojmë organet e rendit dhe të sigurisë që urgjentisht ta zbardhin këtë akt të shëmtuar, ndërsa kryesit e këtij sulmi të dhunshëm t’i sjellin para organeve të drejtësisë sa më parë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Siguri
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Politikë
Kalo në kategori