Përpara përfundimit të zgjedhjeve presidenciale në Francë, Radio Kombëtare Publike e Shteteve të Bashkuara (NPR) më kërkoi të jepja një intervistë rreth rezultatit. Por kishte një kleçkë: intervista do të ndodhte vetëm nëse fitonte kandidatja e ekstremit të djathtë Marine Le Pen. Duket se lajmi i mirë se Le Pen u mund nuk futet te lajmet sot.
Por, e vërteta është se fitorja e qendrorit pro-evropian, Emmanuel Macron, është një gjë shumë e rëndësishme. Vitin e kaluar, kur Mbretëria e Bashkuar votoi për t’u larguar nga Bashkimi Evropian dhe kur SHBA-ja zgjodhi Donald Trumpin si president, ngritja e populizmit ekstrem të djathtë kaloi nga thuajse e pamundur në thuajse e parezistueshme.
Dhe, në shumë mënyra, Franca u paracaktua që një populiste e krahut të djathtë të fitonte pushtetin: pavarësisht se u godit shumë nga krizat e eurozonës në dekadën e shkuar, së fundmi është përballur me një valë sulmesh terroriste.
Por, votuesit francezë – përfshirë shumë prej atyre partia apo kandidati i të cilëve nuk ia doli në raundin e dytë – i kuptuan rreziqet e lënies së Le Pen të arrijë në Pallatin Elize dhe i dhanë Macronit një fitore të fuqishme. Ishte një shfaqje e pjekurisë dhe inteligjencës politike dhe një leksion për SHBA-në dhe Mbretërinë e Bashkuar (ndoshta këtë pjesë NPR nuk donte ta shihte).
Ndihmoi fakti se në debatin e dytë presidencial, Le Pen shkatërroi fasën që ajo kishte punuar fort të ndërtonte. Nxitja e saj për të “de-demonizuar” Frontin Kombëtar – në 2015 ajo madje largoi të atin Jean-Marie nga partia që ai kishte themeluar – ishte e gjitha një aktrim. Ajo është dhe gjithnjë do të jetë e bija e të atit.
Por, zgjedhjet në Francë rezultuan ashtu siç e pamë, për të perifrazuar eseistin Michel de Montaigne, jo vetëm sepse Le Peni ishte Le Pen, por sepse Macroni ishte Macron. Në një tjetër kohë të historisë, rinia dhe pavarësia e Macronit do të kishte qenë një pengesë e madhe. Por, në mjedisin aktual të mosbesimit ndaj establishmentit politik, Macroni i ofroi Francës perspektivën e një lloj ripërtëritje.
Sigurisht, pasojat e zgjedhjeve franceze i kalonin ato të kufijve të vendit. Për të filluar me Mbretërinë e Bashkuar, ku thirrja e zgjedhjeve të parakohshme nga kryeministrja Theresa May muajin e ardhshëm ishte me synimin për të forcuar dorën e saj në negociatat e ardhshme të Brexit-it. Tani ajo është përballur me perspektivën e një aksi franko-gjerman të rindërtuar – që do të jetë më i balancuar dhe më stabël se më parë. Trashëgimtarët politikë të Churchillit nuk mund të mbështesin një kandidat që ka nostalgji për Francën e luftës së dytë botërore. Por ata nuk gabojnë kur shqetësohen se fitorja e zgjedhjeve nga kandidati më pro-evropian do t’i izolonte ata më tej.
Në fakt, fitorja e Macronit – që ai e fitoi me një melodi të “Odë Gëzimit” të Betovenit, himnit evropian – ka gjasa të frymëzojë më shumë forcat pro-evropiane të moderuara kudo në Evropë (me përjashtim të Hungarisë dhe Polonisë). Macroni ka provuar se optimizmi, mbështetur nga një pedagogji e qartë dhe e fortë mund të fitojë një zgjedhje, edhe në një Evropë që duket se është përfshirë nga pesimizmi dhe frika. Qasja e tij do të reflektohet me siguri në zgjedhjet e ardhshme në Gjermani dhe Itali.
Përtej transformimit të imazhit të Francës (dhe populizmit të djathtë) në Evropë, fitorja e Macronit po transformon imazhin e Evropës në sytë e botës. Përkundrazi pretendimeve të presidentit rus Vladimir Putin, “kontinenti i vjetër” nuk është në proces kalbjeje; ka ende mundësi të rinovohet.
Kjo mund të jetë zhgënjyese për Rusinë. Por, për Kinën, fitorja e Macronit është një zhvillim pozitiv. Kinezët nuk e pëlqejnë pasigurinë, veçanërisht kur turbullon tregjet. Dhe kjo është ajo që mund të bëjë një fitore e Le Penit.
Sa për SHBA-të, përgjigjet ndaj fitores së Macronit janë me gjasa të përziera. Për shumicën e amerikanëve që nuk votuan për Trumpin, me gjasa kjo frymëzon një kombimin çlirimi dhe kënaqësie. Mbi të gjitha, deri diku, mundja e Le Penit llogaritet si një qortim ndaj Trumpit vetë. Por, ka edhe një lloj zilie të përfshirë: nëse demokratët do të kishin një Macron si kandidatin e tyre, në vend të Hillary Clintonit, Trump nuk do të ishte president.
Amerikanët që votuan për Trumpin, nga ana e tyre, nuk janë të sigurt se çfarë të mendojnë. Nga një pikëpamje ideologjike, fitorja e Macronit është zhgënjyese. Por nga një pikëpamje gjeopolitike, nuk është lajm aq i keq. Në fakt, duke riforcuar shtyllën evropiane të NATO-s, të gjithë botës perëndimore do t’i vijnë përfitime. Sa për Trumpin – më shumë një narcist se një ideolog, i cili nuk është takuar kurrë me Le Pen, edhe nëse administrata e tij e nderoi atë – fitorja e Macronit mund të rezultojë në disa gjëra pozitive.
Për Macronit, puna sapo do të fillojë. Për të sjellë ndryshimin që ai ka premtuar dhe për të mbetur një simbol i shpresave progresive të botës, lëvizja e tij, La République, En Marche!, duhet të sigurojë një shumicë në zgjedhjet legjislative të muajit të ardhshëm. Shpresa është që votuesit francezë do të tregojnë sërish ndërgjegje dhe mençuri dhe do t’i japin atij mbështetjen për të cilën ka nevojë në Asamblenë Kombëtare. Çfarë është në lojë këtu nuk është e ardhmja e një politikani apo partisë së tij, por fati i Republikës Franceze dhe e ardhmja e Evropës. /Project Syndicate/reporter.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Egli shtrihet në oborr pas dramave të natës së kaluar, kur Gjesti fjeti me Rizartën

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Vserlo ‘godet’ Eglin: Shko lëpihu te ai që të tha dje ‘unë dua ish-in’, banorja: Shpresoj që të jesh qenie në zhdukje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit