Pas 54 vjet prodhimi, nga shiriti i fabrikës doli Porsche 911 me numër rendor 1 milion.
Janë të rrallë modelet sportive në historinë e veturave, të cilët mund t’i falënderohen tirazhit shtatë shifror. Në mesin e tyre janë Chevrolet Corvette me mbi 1,5 milionë njësi përgjatë gjashtë dekadave të ekzistimit dhe Mazda MX-5, e cila veturën me numër rendor një milion e ka prodhuar pas 27 vjetësh. Në kompani thonë se mbi 70% të të gjithë automobilave Porsche 911 janë ende në gjendje për t’u vozitur.
911 është edhe më tej Porsche-ja më e shitur në historinë e këtij prodhuesi, edhe pse besohet se në disa nga vitet e ardhshme do ta kalojë SUV Cayenne, i cili vetëm për dhjetë vjet sa është i pranishëm në treg, është shitur në 500.000 njësi.
Vitin e kaluar kompania ka shitur 32.365 Porsche 911, por ky numër mbetet nën hijen e shitjes së shkëlqyer të SUV/crossover Macan dhe Cayenne.
Porsche 911 me numër rendor një milion ka dalë nga fabrika në Zuffenhausen dhe ka nuancën e ngjyrës së gjelbër Irish Green. Ulëset janë të veshura në retro-stil, ndërsa fryma e kohërave të kaluara është jetësuar përmes detajeve prej druri në volan dhe tabelën e instrumenteve, transmeton KosovaPress.
Edhe pse shumë koleksionistë Porsche 911 jubilar do të donin ta shihnin në garazhin e tyre, prodhuesi gjerman ka vendosur që ta mbajë në pronësinë e vet.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShoferin e Teslas e zuri gjumi në timon, policisë suedeze iu deshën 40 kilometra të kalojnë që ta “zgjojnë”
Garë midis Ferrari Purosangue dhe Lamborghini Urus
BMW prezantoi një "asistent të automatizuar të ndërrimit të marsheve" në motoçikleta
Rikthehet Ford Taurus
Musk zbulon arsyen e vizitës së tij në Kinë
Lucid zgjerohet edhe në Arabinë Saudite – fillon dërgimin e veturave të para tek klientët e saj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak